Aktorja e filmave grekë: Përjetova racizmin, se jam nga Vorio Epiri

5 Korrik 2013 - 11:39      

Aktorja e filmave grekë: Përjetova racizmin, se jam nga Vorio EpiriVasilika Angeli, aktorja e njohur e shumë serialeve televizive në Greqi, si ai me titull "Endrra të vjedhura", ka folur për fëmijërinë e vështirë dhe fytyrën e shëmtuar të racizmit në Greqi, vendi ku lindi demokracia.
Ajo ka lindur në zonat minoritare në Shqipëri dhe që në moshë të vogël jeton në Greqi. "Për fat të keq, në Greqi janë shumë racistë. Unë e kam përjetuar shumë racizmin, sepse jam vorioepirote. Edhe pse ishim nga minoriteti grek në Shqipëri, njerëzit këtu nuk na njihnin dhe u përballëm me racizmin", shprehet ajo.

"Mësuesit na konsideronin të huajt dhe kështu mendonin edhe shokët e klasës. Kur në shkollë regjistronin nxënësit e huaj ne ngrinim dorën sikur të ishim ndryshe dhe jo si të gjithë fëmijët e tjerë. Kjo ishte traumatike për një fëmijë. Jam ndjerë keq”, i tha aktorja revistës "Lipon".

“Aty ku na konsideronin grekë na fyenin, këtu na konsiderojnë shqiptarë dhe na izolojnë", shprehet ajo.

Megjithatë, Vasilika nuk u frikësua: "Unë jam ajo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Kam nderin tim dhe jam krenare që jam nga Vorioepiri".

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...