Ministria e Financave e Shqipërisë bllokon pagesat

5 Korrik 2013 - 11:15      

Ministria e Financave i Shqipërisë pezullon të gjithë prokurimet me përjashtim të blerjes së ilaçeve. Vendimi për bllokimin e të gjitha veprimeve për shpenzimet publike hyn në fuqi më 8 korrik, raporton Shekulli.. Nga ky rregull do të përjashtohen fondet buxhetore që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve, në ato njësi ku kryhet ky shërbim, prokurimet për blerjet e vogla, ku hyjnë blerjet deri në 10 mijë lekë dhe investimet nga të ardhurat e realizuara nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se do të

Tiranë, 5 korrik - Ministria e Financave i Shqipërisë pezullon të gjithë prokurimet me përjashtim të blerjes së ilaçeve. Vendimi për bllokimin e të gjitha veprimeve për shpenzimet publike hyn në fuqi më 8 korrik, raporton Shekulli.. Nga ky rregull do të përjashtohen fondet buxhetore që shkojnë për shërbimin e ushqimit apo medikamenteve, në ato njësi ku kryhet ky shërbim, prokurimet për blerjet e vogla, ku hyjnë blerjet deri në 10 mijë lekë dhe investimet nga të ardhurat e realizuara nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se do të reduktohen shpenzimet operative `e të gjitha njësive më 20 %, reduktohet 30 % masa e mbulimit të shërbimit të telefonisë celulare për të gjithë ata që përfitojnë, fondet e papërdorura për pagesën e telefonisë fikse, për periudhën e mbetur përgjysmohen, si dhe hiqen pagesat e anëtarëve të bordeve të ndryshme. Nuk do të ketë të punësuar të rinj me kontrata në administratë, thuhet në projekt-vendim, ndërkohë që hiqen dietat e udhëtimeve jashtë vendit për të gjithë nëpunësit e administratës publike.

Nga kjo përjashtohen vetëm fondet për udhëtimet e rëndësisë së veçantë, aktivitete që përfshijnë titullarët e institucioneve, si ministritë apo institucione në varësi të Këshillit të Ministrave. Ky vendim i Ministrisë së Financave vjen ne një kohë kur gjatë 6 muajve të parë të vitit u rritën mbi planifikimin shpenzimet publike, ndërkohë që të ardhurat nuk janë realizuar sipas parashikimit, duke ndikuar në rritjen e deficitit buxhetor për këtë periudhë.

Ndërkohë që të ardhurat në buxhet kanë prekur minimumet historike. Gjysma e parë e vitit ka nxjerrë në pah krizën e thellë në të cilën është zhytur buxheti i shtetit.

Deficiti është thelluar më tej gjatë muajit qershor, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e qeverisë edhe për të mangësinë e pagesës së pagave dhe pensioneve. Ministria e Financave ka publikuar shifrat e muajit Qershor ku të ardhurat nga administrata fiskale llogariten të jenë rreth 5,5 miliardë lekë më pak se planifikimi në fillim të vitit. Sipas tabelës së Ministrisë së Financave mësohet se të ardhurat tatimore rezultojnë 3,1 miliardë lekë më pak se plani, ndërsa të ardhurat nga doganat janë 2,4 miliardë lekë më pak. Referuar të njëjtave të dhëna, të ardhurat llogariten të jenë 21,2 miliardë lekë, ndërkohë që në fillim të vitit ishin planifikuar në vlerën 30,3 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, përsëri niveli I mbledhjes së të ardhurave është në rënie. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë të ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin në vlerën 23,8 miliard lekë, ose 2,6 miliardë më shumë se muaji Qershor i këtij viti. Deficitit buxhetor nga 3,9 miliardë që ishte planifikuar, ka shkuar në 5,5 miliardë lekë vetëm për muajin Qershor.

Në programimin vjetor të buxhetit të ardhurat janë llogaritur të jenë në vlerën 360,6 miliardë lekë, shpenzimet në 409,5 miliardë lekë dhe deficiti në vlerën 48,9 miliardë lekë. Të ardhurat Niveli i të ardhurave në arkën e shtetit shqiptar në pesë muajt e parë të viti 2013 është i njëjtë me atë të vitit 2008.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...