Alma Lama konfirmon largimin nga VV

5 Korrik 2013 - 12:50      

(E plotësuar) Deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka konfirmuar pak minuta më parë lajmin për largimin e saj nga partia e Albin Kurtit.

Prishtinë, 5 korrik - (E plotësuar) Deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama, ka konfirmuar pak minuta më parë lajmin për largimin e saj nga partia e Albin Kurtit.

Ajo nuk ka preferuar të japë më shumë detaje rreth largimit të saj dhe pritet që gjatë ditës të dal më një letër publike, ku edhe do të sqarojë në detaje dorëheqjen e saj, njofton “Zëri”.

Lama, në një intervistë për këtë gazetë , pat shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes”. Ajo ka kritikuar ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën dhe programin e saj sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.



Alma Lama sot pritet të largohet nga Vetëvendosje?
 Prishtinë, 5 korrik - 09:01 - Deputetja Alma Lama ka vendosur që përfundimisht të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gazeta  ‘Tribun’ pohon t’i kenë konfirmuar burime të sigurta se deputetja Lama të premten do të bëjë publike largimin zyrtar nga Vetëvendosje.

Qe një kohë të gjatë, Lama dhe kreu i Vetëvendosjes nuk pajtoheshin për koncepte dhe politika të kësaj lëvizjeje pas hyrjes në institucione.

Burimi i gazetës ka treguar se Alma Lama do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend si deputete e pavarur.

Ajo nuk ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet ndonjë grupi Parlamentar në Kuvend dhe nuk ka diskutuar me asnjë parti për ndonjë transfero të mundur siç ka ndodhur deri tani brenda Kuvendit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...