Demolli: Nuk pash fërkim fizik të VV-së me Jacobson

2 Korrik 2013 - 02:10      

Deputeti i LDK-së, Haki Demolli ka rrëfyer në Interaktiv incidentin me ambasadoren amerikane, Tracey Ann Jacobson. Ai ka thënë se nuk ka parë fërkim fizik ndërmjet protestuesve të Vetëvendosjes dhe ambasadores, dhe se për kalimin e tij dhe të tjerëve sigurt, ka ndihmuar Policia e Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Haki Demolli ka rrëfyer në Interaktiv incidentin me ambasadoren amerikane, Tracey Ann Jacobson. Ai ka thënë se nuk ka parë fërkim fizik ndërmjet protestuesve të Vetëvendosjes dhe ambasadores, dhe se për kalimin e tij dhe të tjerëve sigurt, ka ndihmuar Policia e Kosovës.

Në vazhdim, transkripti i intervistës ku Demolli flet për këtë temë.

"Pjesëtarët e policisë me një shtyrje të lehtë, përveç një vajze që ka qenë e kapur për një shtylle të hekurt aty, por edhe atë e kanë shty, dhe fillimisht ka hy ambasadorja Jacobson, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, pastaj ka hy kolegu nga PDK-ja dhe më pas kemi hy edhe unë edhe kolegia Vjollca Krasniqi, po e kam pa që në atë futje në kuvend ka hy edhe kolegu Shaip Muja edhe Fatmir Xhelili nga radhët e PDK-së

- Si dëshmitar rasti, zoti Demolli, a keni parë ju çfarë i ka ndodhur zonjës Jacobson, sepse thotë se është lënduar nga pjesëtarë të “Vetëvendosjes”?

"Unë nuk kam pa aty në atë vend aty, sepse ajo ka pas edhe një tentim paraprak, kur ka dalë nga vetura, por unë nuk kam parë në atë vend, ndonjë fërkim që ka pasur me pjesëtarët protestuesit, apo me simpatizantët dhe ithtarët e Vetëvendosjes. E kam parë fotografinë e saj, por unë nuk kam parë ndonjë fërkim, edhe pse disa kanë pështy, edhe pallton time. Nuk është korrekte kjo. por, as unë nuk kam pasur ndonjë kontakt fizik, falë Policisë së Kosovës.”

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...