Afërdita ikën nga Shqipëria në ditën e zgjedhjeve

22 Qershor 2013 - 10:20      

Ka kohë që angazhimin e saj përveç në Paris e Turqi, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj e ka shtrirë edhe në Tiranë. Por ajo ka vendosur që për pak ditë të pushojë në Kosovë, ndërsa këtë të diel ajo nuk do të qëndrojë në qytetin e saj të zemrës.

Prishtinë, 22 qershor - Ka kohë që angazhimin e saj përveç në Paris e Turqi, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj e ka shtrirë edhe në Tiranë. Por ajo ka vendosur që për pak ditë të pushojë në Kosovë, ndërsa këtë të diel ajo nuk do të qëndrojë në qytetin e saj të zemrës. Afërdita ka edhe shtetësi amerikane, dhe si duket ka përfillë këshillat e ambasadës amerikane në Tiranë, me të cilën u kërkohet shtetasve amerikanë që të qëndrojnë sa më larg vendvotimeve në Shqipëri më 23 qershor.

“Meqenëse nuk mund të votoj të dielën, do ik në Kosovë! Shpresoj të fitoj më i miri...e dini kush është më i miri!! #shqipëria #voto #më i miri”, ka shkruar bukuroshja përmes rrjetit ‘Twitter’.

Afërdita shumë shpejt do ta sjellë duetin e saj me Lumi B, për të cilin beson se do të pritet shumë mirë nga publiku dhe fansat e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...