Më së shumti ankesa të qytetarëve, në adresë të gjykatave

22 Qershor 2013 - 10:13      

Në raportin gjashtëmujor të zyrës së avokatit të popullit në Gjilan janë evidentuar sërish ankesa serioze të qytetarëve, të cilët kërkojnë ndihmë ose ndërmjetësim të avokatit të popullit.

Gjilan, 22 qershor - Në raportin gjashtëmujor të zyrës së avokatit të popullit në Gjilan janë evidentuar sërish ankesa serioze të qytetarëve, të cilët kërkojnë ndihmë ose ndërmjetësim të avokatit të popullit. Nga ky raport shihet se në ankesat e palëve të natyrave të ndryshme sërish dominojnë ankesat ndaj gjykatave, ministrive dhe ndërmarrjeve publike.

Shemsedin Mustafa, këshilltar ligjor në Zyrën e avokatit të popullit në Gjilan, tha për rajonipress se qytetarët sërish kanë bërë përgjegjëse palët duke filluar nga gjykatat me 12 ankesa, ndërmarrjet publike me 3 , komunat me 4, ministritë me 1 dhe policinë me 1 ankesë. Ai shtoi se nga periudha 1 janar e këtij viti e deri më 21 qershor, në rajonin e  Anamoravës janë pranuar 136 ankesa, të papranueshme 91, në pritje për shqyrtim 8, raste të hapura 21 dhe të mbyllura 16.

Ndërkaq gjatë tërë vitit të kaluar kjo zyrë ka regjistruar 229 ankesa, prej tyre 62 raste të hapura për hetim, 158 ankesa të papranueshme dhe 9 ankesa në pritje për shqyrtim.

Mustafa tha se në vitin 2012 më së shumti ankues ka pasur nga komuna e Gjilanit (34), Vitia (11), Kamenica (5), Ferizaj (4), Novobërda (3) dhe Kllokoti (2). 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...