Dokumentet mbi gjendjen civile – nëpër bashkësitë lokale të kryeqytetit

19 Qershor 2013 - 12:24      

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi informon të gjithë qytetarët se ka shpërndarë nëpër disa Bashkësi Lokale librat amë, ku qytetarët do të mund të pajisen me dokumente të gjendjes civile. Librat amë janë shpërndarë sipas viteve të lindjes.
Ju informojmë se të gjithë personat që kanë lindur nga viti 1900-1960, me dokumentet e gjendjes civile mund të pajisën në Bashkësinë Lokale në lagjen Taslixhe.
Personat që kanë lindur nga viti 1961-1970, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisen në Bashkësinë Lokale, në lagjen Dardania.

Prishtinë, 19 qershor - Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi  informon të gjithë qytetarët se ka shpërndarë nëpër disa Bashkësi Lokale librat amë, ku qytetarët do të mund të pajisen me dokumente të gjendjes civile. Librat amë janë shpërndarë sipas viteve të lindjes.

Ju informojmë se të gjithë personat që kanë lindur nga viti 1900-1960, me dokumentet e gjendjes civile mund të pajisën në Bashkësinë Lokale në lagjen Taslixhe.

Personat që kanë lindur nga viti 1961-1970, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisen në Bashkësinë Lokale, në lagjen Dardania.

Personat që kanë lindur nga viti 1985-1995, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisen në Bashkësinë Lokale në lagjen Ulpiana.

Të gjithë qytetarët e fshatrave: Keqekollë, Nishec, Ballaban dhe Koliq, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisën në Bashkësinë Lokale tek Xhamia e Llapit.

Personat e lindur në vitet që nuk janë dhënë me lart, dokumentet e gjendjes civile mund t’i marrin në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Banorët e fshatit Llukar dhe fshatrave për rreth, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisen në Bashkësinë lokale në fshatin Llukar.

Banorët e fshatit Besi, dhe fshatrave për rreth, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisen në Bashkësinë Lokale në fshatin Besi.

Banorët e fshatit Bardhosh, dhe fshatrave për rreth, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisen në Bashkësinë Lokale në fshatin Bardhosh.

Banorët e fshatit Mramor, dhe fshatrave për rreth, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisen në Bashkësinë Lokale në fshatin Mramor.

Banorët e fshatit Marec, Slivovë, dhe fshatrave për rreth, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisen në Bashkësinë Lokale në fshatin Marec.

Banorët e fshatit Dabishec, dhe fshatrave për rreth, me dokumente të gjendjes civile mund të pajisen në Bashkësinë Lokale në fshatin Dabishec.



Komuna e Prishtinës, kërkon nga të gjithë qytetarët e Prishtinës që të kenë mirëkuptim dhe durim, pasi që funksionimi i sistemit të dhënies se dokumenteve të gjendjes civile, siç janë ekstrakti i lindjes, i vdekjes, i martesës, etj., nuk varet nga Komuna e Prishtinës, por varet direkt nga Agjencia për Regjistrimin Civil, që është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...