Fillon gara për videon më të mirë mjedisore

17 Qershor 2013 - 14:31      

Festivali i filmit dokumentar DokuFest dhe ProCredit Bank përmes një komunikate për medie u kanë bërë ftesë qytetarëve të adresojnë çështjet mjedisore, duke filmuar video me imazhe të ndotjes ose mbrojtjes së mjedisit.
Është ky viti i dytë i kësaj iniciative të përbashkët të festivalit më popullor në vend dhe bankës lidere në Kosovë, që synon adresimin vizual të çështjeve mjedisore në Kosovë dhe ndarjen e tyre me publikun e gjerë gjatë festivalit DokuFest.
Video të filmuara nga qytetarët me kamerë, telefo

Prishtinë, 17 qershor   - Festivali i filmit dokumentar DokuFest dhe ProCredit Bank përmes një komunikate për medie u kanë bërë ftesë qytetarëve të adresojnë çështjet mjedisore, duke filmuar video me imazhe të ndotjes ose mbrojtjes së mjedisit.

Është ky viti i dytë i kësaj iniciative të përbashkët të festivalit më popullor në vend dhe bankës lidere në Kosovë, që synon adresimin vizual të çështjeve mjedisore në Kosovë dhe ndarjen e tyre me publikun e gjerë gjatë festivalit DokuFest.

 Video të filmuara nga qytetarët me kamerë, telefon, aparat ose webcam do të shfaqen në edicionin e sivjetshëm të DokuFestit, i cili do të mbahet nga data 17 – 25 gusht në PrizrenTri videot më të mira do të shpërblehet, thuhet në komunikatë.

Kjo iniciativë vetëdijesimi është një tjetër mundësi që qytetarët të mos jenë vetëm shikues pasiv, por të behën pjesë aktive e këtij festivali duke konkurruar me videot e tyre për çështje me kaq ndikim siç janë çështjet mjedisore.

Afati i fundit për dorëzimin e videove duke i ngarkuar ato në www.wetransfer.com dhe dërguar në videomjedisore@dokufest.com, është 15 korriku 2013.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...