60 mijë franga dënimi për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit

16 Qershor 2013 - 12:00      

Restorantet në Gjenevë që tolerojnë pirjen e duhanit duhet të shikojnë thellë në xhepat e tyre.

Gjenevë, 16 qershor - Restorantet në Gjenevë që tolerojnë pirjen e duhanit duhet të shikojnë thellë në xhepat e tyre.

 Restorantet, të cilët nuk ndërhyjnë kur mysafirët e tyre tymosin duhan, në të ardhmen do të paguajnë gjoba shumë të larta, madje 60 mijë franga zvicerane propozohet të jetë një gjobë për shkelsit e ligjit antiduhan.

Qeveria kantonale e Gjenevës dëshiron të ndjekë restorantet që tolerojnë pirjen e duhanit me gjithë masat e ndalimit.

"Ne kemi zbuluar disa institucione që qëllimisht injorojnë ligjin në mënyrë të përsëritur", thotë drejtori për Shëndetësi i Gjenevës, Pierre-François, transmeton albinfo.

Aktualisht baret dhe pronarët e klubeve dënohen me gjoba ndërmjet 100 deri në 1,000 franga, dënime që duket  të jenë më pak të “frikshme”. Amendamenti i ligjit tashmë është para parlamentit kantonal.

Pascal Diethelm, president i organizatës kundër duhanit  “OxyRomandie”, është i kënaqur me masën e propozuar. Ai thotë për "Tribune de Genève" se kjo është e domosdoshme, ngase shumë bare dhe klube nate shkelin ligjin".

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...