Hulumtimi: Mësimdhënësit ofendojnë nxënësit

15 Qershor 2013 - 22:11      

Nxënësit në shkolla, tashmë nuk po mësojnë vetëm atë që është elementare për të ardhmen e tyre. Ata janë bërë pjesë e pandashme edhe e ofendimeve që ua drejtojnë mësimdhënësit atyre. Një hulumtim i fundit i Institutit Pedagogjik të Kosovës, tregon se si mësimdhënësit

Prishtinë, 15 qershor - Nxënësit në shkolla, tashmë nuk po mësojnë vetëm atë që është elementare për të ardhmen e tyre. Ata janë bërë pjesë e pandashme edhe e ofendimeve që ua drejtojnë mësimdhënësit atyre.  Një hulumtim i fundit i Institutit Pedagogjik të Kosovës, tregon se si mësimdhënësit ofendojnë nxënësit madje edhe me fjalët më banale, transmeton KTV. “Idiot nuk je në kinema, rrugaç a e di ku gjendesh, kryemadh me ty po flas, nuk je në dasmë, trupeshk, je shumë i prapambetur në krahasim me shokët e tu”, janë vetëm disa nga ofendimet që i bëjnë mësimdhënësit në orët e mësimit. Të shqetësuar për këtë fakt mbesin çdo herë prindërit. Ndonëse ata i arsyetojnë nganjëherë mësimdhënësit, sipas tyre ofendime të tilla asnjëherë nuk mund t’u lejohen. Ismet Potera i cili është bashkautorë i hulumtimit, “Dhuna verbale ndaj nxënësve”, ka thënë se mësimdhënësit në Kosovë, nuk kanë psikologji të duhur me fëmijët dhe pedagogjia e tyre karshi nxënësve është e nivelit më të ulët.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...