Barazia gjinore, edhe femrat në shërbim të obliguar ushtarak

15 Qershor 2013 - 13:50      

Parlamenti norvegjez të premten miratoi me shumicë votash propozimin që femrat të rekrutohen në forcat e armatosura të këtij vendi, duke u bërë kësisoj shteti i parë evropian dhe anëtare e NATO-s që fut shërbimin obligueshëm ushtarak për të dy gjinitë.

Oslo, 15 qershor – Parlamenti norvegjez të premten miratoi me shumicë votash propozimin që femrat të rekrutohen në forcat e armatosura të këtij vendi, duke u bërë kësisoj shteti i parë evropian dhe anëtare e NATO-s që fut shërbimin  obligueshëm ushtarak për të dy gjinitë.

“Të drejtat dhe obligimet duhet të jenë të njëjta për të gjithë. Forcave të armatosura u nevojiten resurset, pavarësisht nga gjinia, kurse momentalisht rekrutohen vetëm meshkujt”, deklaroi deputetja laburiste, Laila Gustavsen, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Norvegjia është në ballë të vendeve që luftojnë për barazi gjinore, duke futur masa siç është ajo e kërkuar për pjesëmarrjen e grave në bordet drejtuese të kompanive publike në masën prej së paku 40 për qind. Të mërkurën ky vend kremtoi 100 vjetorin e dhënie të së drejtës së votës për gratë.  

Gratë përbëjnë momentalisht gati gjysmën e qeverisë, ndërsa pritet që liderja e opozitës Erna Solberg të bëhet kryeministrja e dytë e Norvegjisë pas zgjedhjeve të këtij viti, gjykuar sipas anketave të opinionit publik që tregojnë se partia e saj Konservatore dhe aleatët e saj do të fitojnë shumicën parlamentare. 

Gratë edhe momentalisht shërbejnë në forcat e armatosura të Norvegjisë, por këtë e bëjnë me vullnet të vet. Ato përbëjnë rreth 10 për qind të forcave të armatosura, pohon Ministria e Mbrojtjes e këtij shteti.

Megjithëkëtë, nuk pritet që të gjitha femrat norvegjeze të shërbejnë në ushtri, pasi ka mundësi të shmangies, si studimi në universitet etj.

“Teorikisht, është e mundshme që femrat të shërbejnë në ushtri edhe kundër vullnetit të tyre, siç ndodh me meshkujt. Mirëpo, në praktikë, forcat e armatosura rekrutojnë njerëzit e ri më të motivuar”, deklaroi deputetja Gustavsen.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...