Si ruhen ushqimet në frigorifer

15 Qershor 2013 - 11:24      

Shumë njerëz bëjnë gabime në mënyrën e ruajtjes së ushqimeve. Për t’i mbajtur produktet e freskëta dhe të shijshme duhet të dini disa sekrete të rëndësishme.

Shumë njerëz bëjnë gabime në mënyrën e ruajtjes së ushqimeve. Për t’i mbajtur produktet e freskëta dhe të shijshme duhet të dini disa sekrete të rëndësishme.

Patatet dhe qepa: Këto produkte duhet t’i ruani të ndara. Vetëm për faktin se mund të gatuani një ushqim që i përmban të dyja produktet, nuk do të thotë se duhet edhe t’i ruani bashkë në një vend. Nëse i ruani bashkë, ato do të vyshken para kohe. Për këtë gjë, mund t’i vendosni në vend të errët dhe të ftohtë, por jo bashkë.

Qumështi, mishi, vezët: Më e mira është që vezët t’i ruani në pjesën më të ftohtë të frigoriferit dhe në pjesën e pasme, ku është më errët. Vezët nuk duhet t’i ruani në pjesën e derës së frigoriferit, ku ka një hapësirë të veçantë për to. E njëjta gjë vlen edhe për qumështin dhe mishin.

Mielli dhe vaji: Nëse dëshironi që të zgjasë afati i përdorimit të këtyre produkteve, më e mira është që t’i ruani në frigorifer.

Domatet: Këto preferohet që t’i vendosni në një enë dhe t’i ruani në ndonjë dollap të kuzhinës. Ato nuk duhet të rrinë në frigorifer. Nëse i vendosni në frigorifer, ato e humbin shijen e tyre të ëmbël

Disa ushqime, këshillon Civitas, janë më të shijshme dhe më të shëndetshme vetëm kur mbahen në temperaturën e dhomës, ndërsa temperatura e ulët, si ajo në frigorifer, mund të reduktojë konsiderueshëm kualitetin e shijes së tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...