Përleshje të reja ndërmjet protestuesve e policisë në Turqi

12 Qershor 2013 - 08:34      

Përleshje midis policisë dhe protestuesve turq ka pasur gjatë gjithë natës së kaluar në Sheshin Taksim të Stambollit.
Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Këta të fundit janë përgjigjur me kokteje molotovi dhe fishekzjarre.

Stamboll, 12 qershor - Përleshje midis policisë dhe protestuesve turq ka pasur gjatë gjithë natës së kaluar në Sheshin Taksim të Stambollit.

Policia ka përdorur në mënyrë të përsëritur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.

Këta të fundit janë përgjigjur me kokteje molotovi dhe fishekzjarre.

Raportet flasin për numër të paqartë të protestuesve të plagosur.

Ajo është përshkruar si nata më e keqe e dhunës prejse kanë shpërthyer protestat antiqeveritare, më 31 maj.

Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu, ka thënë se policia do të vazhdojë operacionet për të pastruar sheshin nga protestuesit.

Më herët, kryeministri Recep Rayyip Erdogan ka thënë se “nuk ka më tolerancë” për demonstratat kundër qeverisë së tij me rrënjë islamike.

Demonstratat antiqeveritare kanë nisur gati dy javë më parë, pasi policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në Sheshin Taksim të Stambollit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...