Burgu i grave zhvendoset në Teatrin Kombëtar

7 Qershor 2013 - 14:30      

Duket si një burg i trefishtë. Burgu që të gjithë kemi brenda vetes e censuron shumë veprime që do të donim t’i bënim e s’i bëjmë dot, burgu, ai i rrethuari me hekura dhe jeta-burg, muret e së cilës duhet t’i respektojmë. E megjithatë të burgosurat e Dauglas M. Larsonit janë nga ato që nuk e vrasin mendjen shumë për filozofime. Ato janë të mbyllura në qeli e duhet të dalin prej aty. E pikërisht mes tyre është “Dikush e famshme”.

Tiranë, 7 qershor - Duket si një burg i trefishtë. Burgu që të gjithë kemi brenda vetes e censuron shumë veprime që do të donim t’i bënim e s’i bëjmë dot, burgu, ai i rrethuari me hekura dhe jeta-burg, muret e së cilës duhet t’i respektojmë. E megjithatë të burgosurat e Dauglas M. Larsonit janë nga ato që nuk e vrasin mendjen shumë për filozofime. Ato janë të mbyllura në qeli e duhet të dalin prej aty.

E pikërisht mes tyre është “Dikush e famshme”. Pikërisht kështu titullohet komedia që do të ngjitet sot në skenën e Teatrit Kombëtar, shkruar nga dramaturgu Douglas Larson dhe me regji të Rozi Kostanit. Një projekt i financuar pas shumë mundimesh, nga Qendra Kombëtare e Artit dhe Kulturës, që bën bashkë aktorë si Ema Andrea, Albana Sancolli, Marsela Lena, Arjeta Dhima, Marko Bitraku e Pjerin Vlashi. Këtij kasti i shtohet edhe aktorja kosovare Valina Muçolli.

Edhe pse bëhet fjalë për një pjesë të një dramaturgu jo fort të njohur në Shqipëri, regjisorja Kostani thotë se është grishur prej saj për faktin se “të gjitha këto personazhe duan të arratisen prej burgut që gjendet brenda vetvetes, burgut që i bëjmë dhe na bëjnë të tjerët dhe burgut të madh në të cilin ne jetojmë”. Sipas saj, pjesa ofron përplasje karakteresh, situata plot humor, por në të njëjtën kohë do t’i bëjë shikuesit të reflektojnë mbi atë burgun që kanë brenda vetes.

Në konceptin e Kostanit, komedia është shumë interaktive mes aktorëve dhe publikut. Shfaqja zhvillohet si në skenë, ashtu edhe në sallë, sepse siç thotë Kostani, perceptimi që “të burgosurat” kanë për skenën është i ndryshëm nga ai i publikut. E megjithatë, qëllimi është që të gjithë në sallë të ndihen të burgosur e në fund të shpëtuar bashkë me “heroinat” e komedisë. Komedia Ato janë pesë femra që vuajnë dënimin me burg për arsye të ndryshme.

Njëra është kleptomane, njëra hacker, njëra falsifikatore, njërës nuk i dihet se përse është dënuar e asaj duhet t’ia kesh më shumë frikën. Mes tri femrave të ngjallura, që përpiqen të korruptojnë rojën e burgut për t’u blerë nga një picë (Albana Sancolli, Arjeta Dhima, Valina Muçolli) dhe një kleptomaneje (Marsela Lena) që dridhet si në ethe nga ideja se mund të prekë një unazë me gur të çmuar, është edhe njëra.

Një “femme fatale”, interpretuar nga Ema Andrea. Ajo luan rolin e një aktoreje të famshme, që në fund të shfaqjes vret të gjitha aktoret. Sigurisht një burg nuk mund të kuptohet pa një roje të dashuruar me një nga të dënuarat dhe një drejtor pervers që gjithë ditën sheh revista pornografike…

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...