Sot fillon punën kanali i dytë i RTK-së

3 Qershor 2013 - 13:38      

Sot fillon punën kanali i dytë televiziv i Radio Televizionit të Kosovës. Fillimisht, do të transmetohen 6 orë program, ndërsa pritet zgjerimi i tij deri në vjeshtën që vjen, thotë drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala. RTK, në kuadër të planit të tij zhvillimor, që ka edhe obligim kushtetues, sot në orën 18.00 fillon me transmetimin e kanalit

Prishtinë, 3 qershor - Sot fillon punën kanali i dytë televiziv i Radio Televizionit të Kosovës. Fillimisht, do të transmetohen 6 orë program, ndërsa pritet zgjerimi i tij deri në vjeshtën që vjen, thotë drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala. RTK, në kuadër të planit të tij zhvillimor, që ka edhe obligim kushtetues, sot në orën 18.00 fillon me transmetimin e kanalit të dytë televiziv, kryesisht në gjuhën serbe, që është edhe një hap drejtë krijimit të një platforme të RTK-së, edhe më kanale të reja.Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, tha se fillimisht, do të transmetohen 6 orë program ndërsa pritet zgjerimi i tij deri në vjeshtën që vjen.

“Programi i cili do të transmetohet në këtë kanal, do të jetë program i cili do t’i përmbledh ose do të jetë komplet në shërbim të komunitetit serb. Fillimisht, kryesisht të komunitetit serb. Një program i cili do të mundohemi në maksimum që të jetë program apolitik”, tha Shala.

Shala, ka shtuar se kanali i dytë e ka një rëndësi të veçantë për shkak se është kanal i transmetuesit publik, audienca e të cilit është kryesisht e komunitetit serb dhe se është i sigurt se RTK, do të ketë sukses edhe me kanalin e dytë sikurse me të parin, i cili do ta ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme në territorin e Kosovës.



Ndërkaq, drejtori i Televizionit për programin e dytë në gjuhën serbe tha se për shkak të rrethanave të ndryshme është dashur që ta përshpejtojmë fillimin e programit.



“Do të kemi debate, programe dokumentare dhe emisione nga terreni. Kjo është e tëra që është planifikuar për muajin e parë. Ndërsa, në muajin e dytë do të fillojmë seriozisht me realizimin e të gjitha segmenteve të cilat i kemi paraparë, ndërkaq nga shtatori kur të gjithë fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe pranë televizorit do të fillojmë me disa seriale serioze hulumtuese, programe dokumentare me tema të ndryshme dhe me atë që ligji na obligon”, tha Zharko Joksimoviq.



Në fillim programi në gjuhën serbe, kanali i dytë televiziv ne RTK, do të ketë 6 orë përmbajtje duke filluar nga ora 18.00, ndërsa emisioni qendror do të fillojë në orën 19.00.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...