Kreu i Kamenicës Surdulli hetohet për keqpërdorime

1 Qershor 2013 - 11:51      

Gjilan - Prokuroria Themelore në Gjilan- Departamenti për krime të rënda ka nisur hetim zyrtar kundër kreut të Kamenicës Shaip Surdulli i dyshuar për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”.

Gjilan - Prokuroria Themelore në Gjilan- Departamenti për krime të rënda ka nisur hetim zyrtar kundër kreut të Kamenicës Shaip Surdulli i dyshuar për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”. Surdulli dyshohet se ka krijuar shpenzime pa mbulesë me veturën e tij zyrtare.

Prokuroria Themelore në Gjilan në kuadër të Departamenti për krime të rënda ka nxjerrë aktvendim për zhvillimin e hetimeve kundër Shaip Surdullit kryetar i Komunës së Kamenicës.

Sipas këtij aktvendimi, njofton rajonipress, Surdulli dyshohet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. “Ekziston dyshimi i arsyeshëm se gjatë vitit 2011 në cilësinë e kryetarit të komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit, ashtu që ka krijuar shpenzime pa mbulesë duke e shfrytëzuar veturën zyrtare, dhe duke mos mbajtur evidencë për kilometrat e kaluara dhe duke përdorur veturën zyrtare për nevoja personale, private jashtë obligimeve zyrtare” thuhet në aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i rastit Arben Kadriu. 

Prokuroria Themelore të gjitha dyshimet e ngritura dhe materialin e lëshuar nga njësia e policisë për krime të rënda e ka dërguar për ekspertizë financiare e cila edhe do të jetë provë dhe dëshmi nëse Prokuroria do të ngritë aktakuzë apo jo ndaj Surdullit.

Kurse Shaip Surdulli tha se këto hetime janë normale, nëse nuk do të kishte ndonjë tendencë. “Unë vetëm mund të them se këto harxhime janë të natyrës normale dhe për çdo rast jam në gjendje të përgjigjem për këto".

Surdulli tha se ka pasur dhe ka shumë tendenca që me shpifje dhe akuza nga individ të caktuar po mundohen që të pengohem për kandidimin e serishëm timin për kryetar të komunës, që veç dega e LDK-se e ka bërë tashmë shpalljen.

Surdulli tha se gjatë gjithë punës së tij edhe si kryetar komune ka punuar në mënyrë të përgjegjshme, të përkushtuar dhe profesionale.”Asnjëherë në jetën time nuk kam keqpërdorur mjetet buxhetore të askujt sepse jam i edukuar në një frymë familjare që ka treguar gjithmonë respekt për të tjerët. Kështu ka ndodhur edhe në hetimet e mëparshme dhe kam dalur i pafajshëm. Kështu do të ndodhë edhe tani” tha Surdulli.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...