Nga vjeshta e 2014, shtete të BE-së mund të rivendosin kontroll kufitar

1 Qershor 2013 - 10:05      

Pas më shumë se dy vjet debatesh, shtetet anëtare dhe Komisioni i BE kanë rënë dakord për reforma në kontrollimin e kufijve. Reforma u jep shteteve që prej vjeshtës të vitit 2014 më shumë liri për të kontrolluar sërish kufijtë e tyre, si për shembull në rastet e dyndjes së refugjatëve.

Berlin, 1 qershor - Pas më shumë se dy vjet debatesh, shtetet anëtare dhe Komisioni i BE kanë rënë dakord për reforma në kontrollimin e kufijve. Reforma u jep shteteve që prej vjeshtës të vitit 2014 më shumë liri për të kontrolluar sërish kufijtë e tyre, si për shembull në rastet e dyndjes së refugjatëve.

Megjithatë reforma nuk u jep vendeve të Schengenit automatikisht të drejtën për të mbyllur arbitrarisht kufijtë. Vendime të veçanta nga vendet anëtare, siç kishin kërkuar disa, ndër to Gjermania, nuk do të ketë. Sepse vendimi duhet të merret në nivel evropian. Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich (CSU), i cili ka mbrojtur gjithmonë tezën se shtetet duhet të kenë kapacitet për të vepruar, u shpreh: “Ne ruajmë ekuilibrin në mes të respektit për sovranitetin kombëtar të shteteve anëtare (..) dhe koordinimit të nevojshëm në nivel evropian”.

Si duken punët në praktikë? Deri tani 26 shtetet nuk bëjnë më kontrolle në kufijtë e tyre të brendshëm, pra në zonën e Schengenit. Përjashtimet janë të mundshme në dy raste. Në ngjarjet e mëdha të tilla si lojërat e futbollit dhe konferenca, si dhe në rastet emergjente, si për shembull pas një sulmi terrorist. Në të ardhmen do të ketë një përjashtim të tretë “klauzolën emergjente” për dyndje masive të refugjatëve.

Vendimi do të merret në nivelin e BE-së. Komisioni i BE-së duhet të propozojë rifutjen e kontrolleve kufitare. Kusht është që siguria e zonës Schengen, si e tërë është në rrezik. Atëherë ministrat e BE-së do të konsultohen. Megjithatë është e mundur që këshilli me një shumicë prej dy të tretash të japë vetëm një rekomandim dhe të mos marrë vendim.

Komisionarja e BE, Cecilia Malmström është rigoroze: “Komisioni do të kontrollojë, me qëllim që asnjë shtet të mos bëjë kontrolle të pajustifikuara të kufirit. Brukseli kërcënon me veprime ligjore kundër shteteve të tilla. Megjithatë, një diplomat i BE-së pranon se në fund të fundit një qeveri vendos vetë: “Nëse një shtet dëshiron të kontrollojë kufirin e vet, ai e bën atë. Arsyetimin ai mund ta mendojë gjithmonë më vonë”. Sepse neni 23 i lejon një shteti të zonës së Schengenit që në rast emergjence ai mund të veprojë i pavarur, mjafton vetëm ta informojë për këtë Brukselin.

Përkufizimi për një rast të tillë “emergjence” është shumë fleksibil, mendojnë diplomatët. Mbrojtja kufitare sipas ligjit të BE mbetet çështje e brendshme kombëtare. Ministri i Brendshëm gjerman, Friedrich thekson: “Vendimi përfundimtar (..) do të jenë në dorën e secilit shtet anëtar”. Andaj, nuk do të ndryshojë shumë në praktikë. Sidomos duke pasur parasysh se shtetet deri tani i kanë përdorur rrallë klauzolat përjashtuese, rreth dy herë brenda një gjysmë viti.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Të tjera

Beteja për ujin

5 Korrik 2015 - 06:30

Kili fiton Kupën e Amerikës

4 Korrik 2015 - 23:56

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...