Në Rinas arrijnë edhe 5 muxhahedinë të tjerë

1 Qershor 2013 - 09:39      

Në orët e para të ditës së shtunë mbërritën në aeroportin e Rinasit edhe 5 muxhahedinë të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personash që janë pranuar nga qeveria shqiptare për t'u strehuar në Shqipëri.

Tiranë, 1 qershor - Në orët e para të ditës së shtunë mbërritën në aeroportin e Rinasit edhe 5 muxhahedinë të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personash që janë pranuar nga qeveria shqiptare për t'u strehuar në Shqipëri.

Me ardhjen e grupit të dytë, numri total i muxhahedinëve në Shqipëri shkon në 19-të, pasi dy javë më parë mbërritën edhe 14 personat e parë.

Muxhahedinët do të strehohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, njofton BW.

Që prej vitit 1979 organizata Mojahedin-e-Khalq është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhtarët e atdheut. Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë në krah të Saddam Huseinit, në vitet ’80, gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve 90, muxhahedinët e popullit iranian, siç njihen edhe ndryshe, u përfshin në listën e organizatave terroriste nga SHBA-ja. Për shumë vite me radhë ajo është konsideruar si e tillë edhe nga BE-ja. Vetëm në 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi t’i heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga SHBA-ja. Kjo organizatë është ndër themelueset kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me regjimin e presidentin aktual iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

Që prej vitit 2003, kur në Irak hynë trupat amerikane, mbi 3 mijë anëtarë të organizatës qëndrojnë të strehuar në kampin Ashraf, nën mbikëqyrjen e forcave amerikane. Afër 400 prej tyre u transferuan vitin e kaluar në një ish bazë amerikane “Liria”, pranë Bagdadit, ku ata vetë janë ankuar për kushte tepër të rënda të jetesës, ndërsa organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, u ka njohur atyre statusin e refugjatit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...