Legalizohet shamia në shkolla?

1 Qershor 2013 - 09:19      

Udhëzimi administrativ sipas të cilit ndalohet bartja e simboleve fetare në shkollat publike, shumë shpejt mund të ndryshohet.

Prishtinë, 1 qershor - Udhëzimi administrativ sipas të cilit ndalohet bartja e simboleve fetare në shkollat publike, shumë shpejt mund të ndryshohet. Me ndryshimin e këtij udhëzimi administrativ, vajzat të cilat mbajnë shami nuk do të përjashtohen më nga shkolla. Kjo gjë mund të ndodh falë një komisioni këshillëdhënës për çështjet edhe liritë fetare në Kosovë, të cilin e ka themeluar kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

Kreu i ekzekutivit, në krye të këtij komisioni e ka vendosur deputetin e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, Amir Ahmeti, shkruan sot gazeta Zëri.

Vendimin për krijimin e një komisioni të tillë kryeministri e ka marrë pas disa kërcënimeve që ai ka pasur nga deputeti i PD-së, Amir Ahmeti dhe nga disa deputetë tjerë të PD-së, se do ta braktisin koalicionin dhe nuk do t’i votojnë shumë ligje në Kuvend.

Mirëpo, kreu i këtij komisioni, Amir Ahmeti ka thënë se kërkesën për një komision të tillë ia ka paraqitur kryeministrit pas shkresave të shumta që ka marrë nga elektorati i tij. Ahmeti ka thënë se komisioni është formuar që në nëntor të vitit të kaluar. Ai ka thënë se komisioni ka vizituar disa nga vendet e BE-së për të parë si është e rregulluar me ligj e drejta e fesë.

Në Ministria e Arsimit e cila ka nxjerr udhëzimin administrativ, ku ndalohet bartja e simboleve fetare në shkolla, kanë thënë se akoma nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për ndryshmin e këtij udhëzimi e as për futjen e lëndës së edukatës fetare neper shkolla.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...