Ujkani dëshiron të rikthehet te Palermo

1 Qershor 2013 - 09:19      

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Samir Ujkani ka bërë të ditur se dëshiron të rikthehet te skuadra e Palermos, njoftuan mediumet italiane të premten. Ujkani dëshiron të ndihmojë Palermon për t'u rikthyer në Serie A, pasi ekipi sicilian në edicionin e ri do të bëjë gara në Serie B.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Samir Ujkani ka bërë të ditur se dëshiron të rikthehet te skuadra e Palermos, njoftuan mediumet italiane të premten. Ujkani dëshiron të ndihmojë Palermon për t'u rikthyer në Serie A, pasi ekipi sicilian në edicionin e ri do të bëjë gara në Serie B.

Ujkani ishte i huazuar te Chievo për gjashtë muaj nga Palermo, por nuk regjistroi asnjë paraqitje. Interesim për shërbimet e Ujkanit ka treguar skuadra e Torinos. "Nuk e di ende se ku do të luaj në edicionin e ri. Fillimisht do të bisedoj me Palermon dhe do të shoh se çka do të vendosin", tha Ujkani. "Kam qenë mirë te Palermo edhe pse aventura ime këtë vit ishte e shkurtër. Do të isha i lumtur nëse do të rikthehesha te Palermo si portier i parë, për ta ndihmuar që pas një viti të jetë sërish në Serie A".

24-vjeçari ka kontratë me Palermon deri në verën e vitit 2014. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...