Zeneli, i lumtur që u ftua nga Finlanda

1 Qershor 2013 - 09:17      

Mesfushori kosovar, Erfan Zeneli është ndarë i lumtur që është përfshirë edhe zyrtarisht në listën e publikuar të premten nga trajneri i Finlandës, Mixu Paatelainen.

Mesfushori kosovar, Erfan Zeneli është ndarë i lumtur që është përfshirë edhe zyrtarisht në listën e publikuar të premten nga trajneri i Finlandës, Mixu Paatelainen. Për mesfushorin e Helsinkit kjo është hera e parë që ftohet nga Përfaqësuesja e Finalndës në futboll. Ai ka marrë ftesë për dy ndeshjet kualifikuese për botërorin "Brazili 2014", që Finlanda i luan kundër Bjellorusisë më 7 e 11 qershor. Te Finlanda është ftuar edhe mesfushori i Chievos, Përparim Hetemaj. "Jam gëzuar shumë dhe besoj se më ka ftuar pasi më ka përcjellë më herët dhe llogarit në mua. Shpresoj të paraqitem që në ndeshjen e parë. Trajneri pëlqen shumë lojën time, pasi më ka thënë se kam energji dhe jam stabil", ka thënë Zeneli të premten për Kohën Ditore.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...