Pa marrëveshje rreth zbatimit, vazhdimi të martën e të mërkurën

1 Qershor 2013 - 09:14      

Përparim i dukshëm është arritur në sektorët e policisë dhe drejtësisë në takimin dyditor të ekipeve për zbatimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë, ka deklaruar Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë

Bruksel, 1 qershor-  Përparim i dukshëm është arritur në sektorët e policisë dhe drejtësisë në takimin dyditor të ekipeve për zbatimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë, ka deklaruar Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë

Ai ka thënë se fryma në të cilën janë zhvilluar bisedimet ka qenë konstruktive dhe ka thënë se pret marrëveshje të mundshme, po që se nuk ka tërheqje dramatike nga teksti i marrëveshjes.

Gjuriq ka thënë se pesë grupet punuese kanë diskutuar në mënyrë intensive gjatë dy ditëve detajet “me qëllim të sigurimit të të drejtave politike dhe mbrojtjen e pronës personale dhe sigurinë e serbëve të Kosovës”. Sipas tij, bisedimet do të vazhdojnë të martën dhe të mërkurën në Bruksel.

Bisedimet kanë nisur të enjten me takimet dypalëshe të drejtorit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini, me delegacionet e të dyja vendeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...