Sot pjesa e parë e Provimit të Maturës

1 Qershor 2013 - 09:12      

Sot do të mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore për rreth 34 mijë maturantë, të cilët do të testohen në 305 qendra.

Prishtinë, 1 qershor  - Sot do të mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore për rreth 34 mijë maturantë, të cilët do të testohen në 305 qendra.

Testi fillon në orën 10:00 në të gjitha qendrat dhe zgjatë 180 minuta. Nxënësve iu lejohet që të kenë me vete vetëm laps grafit HB dhe një shishe ujë të pijes.

Për mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar mbi 2500 administrues dhe mbi 900 anëtarë të komisioneve në Qendrat e Testimit. Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit do të jenë të mbuluara me së paku 2 përfaqësues nga tri universitetet publike të Republikës së Kosovës (mbi 600), njofton MASHT përmes një kumtese.

Për të monitoruar procesin nga afër, KQShM ka ftuar edhe deputetët – anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim si dhe ka certifikuar 19 anëtarë të OJQ “Këshilli Rinor i Kosovës”, të cilët kanë kërkuar që të monitorjnë procesin e administrimit të testit. Policia e Kosovës edhe këtë vit do ta mbështesë organizimin e Testit të Maturës duke siguruar transportin e testeve nga Ministria në Qendrat e Testimit dhe anasjelltas, si dhe do të sigurojë këto qendra gjatë kohës sa mbahet testi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...