Shqiptarët e Luginës u zhgënjyen, por shpresojnë

1 Qershor 2013 - 09:10      

Shqiptarët në tri komunat në Luginën e Preshevës i kanë pasur sytë e drejtuar në mediat e Kosovës duke përcjellë debatin në Kuvendin e Kosovës.

Bujanoc, 1 qershor - Shqiptarët në tri komunat në Luginën e Preshevës i kanë pasur sytë e drejtuar në mediat e Kosovës duke përcjellë debatin në Kuvendin e Kosovës. Edhe drejtuesit e subjekteve politike kanë qenë të pranishëm në këtë debat, gjatë të cilit nuk u arrit të miratohej rezoluta e propozuar për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të deputetëve.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë për Telegrafin se ka qenë një iniciativë e mirë e deputetëve të Republikës së Kosovës, por në fund u zhgënjyen për shkak se për një çështje shumë me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk pati kuorum të mjaftueshëm për ta miratuar rezolutën e propozuar.

Ai ka deklaruar se shpreson se në ditën të vijim deputetët do ta përmirësojnë përgjegjësinë ndaj shqiptarëve në këtë pjesë.

“Kam pasur shumë thirrje telefonike nga banorët që jetojnë në pjesën këndej dhe andej kufirit, sepse të gjithë kanë qenë para ekranit duke e përcjellë se do të bëhet diçka. Megjithatë, shpresojmë se kjo që ka filluar do të mbarojë për të mirë”, ka thënë Arifi.

Sipas tij, për ato tetë orë sa kanë qenë të pranishëm duke e përcjellë seancën e Kuvendit të Kosovës, ka parë - për fat të keq - se ka një ndarje ndërmjet shqiptarëve.

“Por, ka ende kohë për t’u përmirësuar. Shpresojmë se do të arrihet një konsensus ndërmjet partive politike që në një seancë të radhës kjo të miratohet, edhe pse kemi dashur shumë që të miratohej sot. Por, prapë kemi kurajën që të jetojmë këtu”, ka theksuar Arifi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...