Paraburgimi, pas deklaratave të liderëve politikë

31 Maj 2013 - 22:29      

Kanë përfunduar në burg pa asnjë paralajmërim shtatë të dyshuarit e “Grupit të Drenicës”, duke përfshirë edhe ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe kryetarin aktual të Skënderajt, Sami Lushtaku.

Prishtinë, 31 maj - E plotësuar Arsyeja kryesore që Gjykata ka vendosur t’i dërgojë në paraburgim shtatë të dyshuarit, janë deklaratat publike të politikanëve në mbrojtje të tyre. Vendimin e ka shpjeguar për Interaktiv, avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi. Kanë përfunduar në burg pa asnjë paralajmërim shtatë të dyshuarit e “Grupit të Drenicës”, duke përfshirë edhe ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe kryetarin aktual të Skënderajt, Sami Lushtaku.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, familja Demaku, dy anëtarë të së cilës janë në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për krime lufte, Jahir dhe Zeqir Demaku.

Ata dy janë arrestuar në shtëpitë e tyre në Drenas sonte në orën 21 e 30 minuta. Fatin e njëjtë e kanë pasur edhe të tjerët.

Vendimin e ka marrë Gjykata e Apelit, por për këtë nuk janë njoftuar avokatët. Avokati i Selimit, Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë shkresë zyrtare që tregon se është miratuar kërkesa e prokurorit për paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...