Nëna më e lumtur: Lind fëmijën pas 19 abortesh

31 Maj 2013 - 22:09      

Britanikja 37-vjeçare Jo Short mund të konsiderohet nëna më e lumtur në botë. Pas 19 aborteve spontane, ajo më në fund arriti të sjellë në jetë një vajzë. Në një intervistë për një kanal kombëtar britanik, Jo Short tregoi përpjekjet e saj të shumta për 14 vjet me radhë për të sjellë në jetë një fëmijë.

Londër, 31 maj – Britanikja 37-vjeçare Jo Short mund të konsiderohet nëna më e lumtur në botë. Pas 19 aborteve spontane, ajo më në fund arriti të sjellë në jetë një vajzë. Në një intervistë për një kanal kombëtar britanik, Jo Short tregoi përpjekjet e saj të shumta për 14 vjet me radhë për të sjellë në jetë një fëmijë.

37-vjeçarja kishte abortuar 19 herë për shkak të një sëmundjeje të pazakontë, të quajtur endometriosis, e cila godet strukturën e mureve të mitrës. Pas shumë e shumë përpjekjeve të dështuara, më në fund 37-vjeçarja iu nënshtrua një ndërhyrje novatore në fushën e farëzimit artificial, për të pasur mundësi që të lindte, me bashkëshortin e saj, një vajzë që gëzon shëndet të plotë, transmeton BW.

“Jeta ime është karakterizuar nga ulje-ngritje dramatike. Sa herë kam shpresuar që do të kisha një fëmijë, aq herë shtatzënia prishej dhe ndihesha e shkatërruar. Megjithatë, tani që kam Emily-Kate, mund të them se e gjithë ajo periudhë ia ka vlejtur”, tha ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...