Bjordi, regjisor dhe aktor në klipe të këngëtarëve

31 Maj 2013 - 21:25      

Bjordi Mezini, djali simpatik që u bë i njohur te “Big Brother 2″, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për t’iu përkushtuar botës së filmit dhe regjisë.

Tiranë, 31 maj - Bjordi Mezini, djali simpatik që u bë i njohur te “Big Brother 2″, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për t’iu përkushtuar botës së filmit dhe regjisë. Me sa duket, tani ka ardhur momenti që ai ta materializojë këtë dëshirë. Pak ditë më parë ai ka qenë i angazhuar në një projekt shumë serioz, siç është regjistrimi i klipit të ri të këngëtarit hip-hop Noizy. Bjordi ka marrë përsipër të bëjë regjinë e klipit, së bashku me mikun e tij, regjisorin e “Pop Channel”, Erion Bubullima.

Bjordi gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në një projekt tjetër, që është klipi i këngës “Ndarja”, me të cilën këngëtarja Albërie Hadërgjonaj konkurron në “Top fest”. Sipas Panoramës, kësaj here Bjordi është zgjedhur për të bërë aktorin, së bashku me një vajzë të re. Të dy ilustrojnë tekstin e këngës, e cila flet për ndarjen e një çifti. Klipi do të dalë kur të mbarojë “Top fest”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...