Aktores Luli Bitri, tre çmime në një muaj

31 Maj 2013 - 17:40      

Luli Bitri, aktorja shqiptare e cila mes Torinos, Romës e Tiranës, vazhdon të mbledhë vlerësime të larta e çmime në Itali për rolin e luajtur në “Dimmi che destino avrò”.

Romë, 31 maj - Luli Bitri, aktorja shqiptare e cila mes Torinos, Romës e Tiranës, vazhdon të mbledhë vlerësime të larta e çmime në Itali për rolin e luajtur në “Dimmi che destino avrò”.

I fundit është një çmim i fituar në Napoli më 25 maj, në kuadrin e edicionit XIII të Festivalit Napoli Cultural Classic, kushtuar ekselencave në kulturë, art, kërkim shkencor e teknologji, që kanë spikatur për aftësitë e tyre krijuese e humane. Luli Bitri vlerësohet me çmimin Napoli Cultural Classic për Kinematografinë me arsyetimin “se në karrierën e saj si aktore zgjedh linjën e angazhimit social dhe jep prova të larta interpretimi, duke shprehur me natyrshmëri dhe thjeshtësi artin e madh. Sepse ka ndërtuar me forcë imazhin e saj si grua në kulturën shqiptare dhe është futur me guxim në kinematografinë italiane”.

Para këtij çmimi, aktorja e njohur është vlerësuar për rolin e luajtur të Alinës në “Dimmi che destino avrò”, të regjisorit Peter Marcias, raporton BW.

Në Busto Arsizio Film Festival, Luli Bitri është vlerësuar me çmimin Aktorja më e mirë. Ndërsa në Cagliari, shoqata “Donne al Traguardo” i ka dhënë çmimin special “Sorellanza 2013”, për kontributin e saj në favor të grave të etnisë rome. Sepse, siç u shpreh kryetarja e shoqatës, Silvana Migoni, ndërsa i dorëzonte çmimin, “Luli ka jetuar për disa javë mes komunitetit rom, për të kuptuar gëzimet e hallet dhe me interpretimin e jashtëzakonshëm të rolit të Alinës ka ditur t’ia përcjellë ato të tjerëve”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...