Në vitin 2014 pa “roaming” në të gjithë BE-në?

31 Maj 2013 - 15:19      

Komisionerja evropiane e ngarkuar për Teknologjitë e Reja, Neelie Kroes, deklaroi para Parlamentit Evropian se “me rastin e zgjedhjeve evropiane në maj të vitit 2014, dëshiroj që t`u tregojmë qytetarëve se Bashkimi Evropian ka ndikim në jetën e tyre dhe se ne kemi përshtatur rregullat për pritshmëritë e tyre”.
“Dëshiroj që ju të ktheheni drejt zgjedhësve duke iu tregua

Bruksel, 31 maj - Komisionerja evropiane e ngarkuar për Teknologjitë e Reja, Neelie Kroes, deklaroi para Parlamentit Evropian se “me rastin e zgjedhjeve evropiane në maj të vitit 2014, dëshiroj që t`u tregojmë qytetarëve se Bashkimi Evropian ka ndikim në jetën e tyre dhe se ne kemi përshtatur rregullat për pritshmëritë e tyre”.

“Dëshiroj që ju të ktheheni drejt zgjedhësve duke iu treguar se keni arritur t`i jepni fund tarifave `roaming`, që do të thotë kosto shtesë e zbatuar nga operatorët për përdorimin e telefonit celular, smartphone ose tabletë jashtë vendit”, theksoi ajo.

Kroes do të propozojë në korrik, ose në fund të shtatorit të vitit 2013 një paketë ligjesh, ku përfshihen masa për aksesin e lirë në internet për qytetarët dhe për të luftuar krimin kibernetik.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...