Kontributi i Nënës Terezë për shenjtërimin e At Damianit

31 Maj 2013 - 14:28      

Në Shtetet e Bashkuara botohen vazhdimisht vepra të ndryshme për Nënën Terezë. Dy vjet më parë prelati austriak Msgr Leo Maasburg botoi librin: “Nëna Terezë e Kalkutës”, që është një portret personal. Veprën në fjale e botoi “Ignatius Press” në San Francisko. Autori ishte këshilltar shpirtëror dhe shumë i dashur me Nënën Terezë, përveç tjerash ishte edhe përkthyes e rrëfyes i saj. Ai kishte udhëtuar me Nënën Terezë në Indi, në Romë, në Kubë, në Moskë dhe në New York. Këtë vëllim relativisht volumin

Në Shtetet e Bashkuara botohen vazhdimisht vepra të ndryshme për Nënën Terezë. Dy vjet më parë prelati austriak  Msgr Leo Maasburg botoi librin: “Nëna Terezë e Kalkutës”, që është një portret personal. Veprën në fjale e  botoi “Ignatius Press” në San Francisko. Autori ishte këshilltar shpirtëror dhe shumë i dashur me Nënën Terezë, përveç tjerash ishte edhe përkthyes e rrëfyes i saj.

Ai kishte udhëtuar me Nënën Terezë në Indi, në Romë, në Kubë, në Moskë dhe në New York. Këtë vëllim relativisht voluminoz e përbëjnë 23 kapituj dhe shumë fotografi. Por kapitulli 3 ka disa të dhëna jo shumë të njohura. Këtu Nëna Terezë flet për procedurën e shenjtërimit: “Adhurimin dhe respektin reciprok të Papës Gjon Palit të Dytë dhe Nënës Terezë e pash me sytë e mi në meshën që tha Papa në kapelën e tij private në Kishën e Shen Pjetrit, thotë Msgr Maasbur. 

Mënyra si u përshëndetën me njëri tjetrin pasqyronte stilin e tyre individual. Nëna Terezë i vuri duart në gjoks, ndërsa Papa Gjon Pali e përqafoi me një dashuri të pashoqe. U përshëndeten dhe u përqafuan disa herë, por u habita pse shkëmbyen pak fjalë. Nuk humbën kohë me fjalë të kota dhe gjëra të parëndësishme. Menjëherë sa përfunduan përshëndetjet, Nëna Terezë iu drejtua Papës me këto fjalë: “At. i Shenjtë.  Kem nevojë për një shenjt për të gërbulurit tonë!”.

Kur e pyeti Papa nëse  kishte ndonjë person për këtë “punë”, ajo e përmendi misionarin belg At. Damian de Veuster, i lindur në vitin 1840, që  kishte jetuar dhe punuar për të gërbulurit në Ishujt Hawai,deri atë ditë që dha shpirt edhe ky vetë nga kjo sëmundje. Ai kishte studiuar teologjinë në Louvain të Belgjikës. Nëna Terezë e pyeti Papën nëse kishte dijeni për këtë njeri. Papa lëvizi kokën dhe Nënë Tereza fitoi bindjen se ia arriti qëllimit.

Ajo tha pse të presim? Kur do ta shpallni të shenjtë? Por para se ta kanonizonin ishte një problem tjetër, sepse nuk kishin ndonjë mrekulli të vërtetuar që kërkohet nga ligji kishtar për beatifikim ose kanonizim. Papa nuk hyri në bisede të gjatë me Nënën Terezë, por e udhëzoi të bisedonte personalisht me Kardinalin Pietro Palazzini, prefekt i Kongregacionit për Çështjen e Shenjtërimit.

Shenjtëria e kishte njoftuar Kardinal Palazzinin. Një ditë me vonë në ora 5 e 45 të mëngjesit Kardinal Palazzini trokiti në derën e San Gregorios në shtëpinë kryesore të Misionareve të Bamirësisë, ku jetonte Nëna Terezë, kur shkonte në Romë . Edhe ky ishte i thatë dhe i vogël në trup si NënaTerezë. Në sytë e tij mund të lexohej inteligjenca dhe ndjenja e humorit. Ky ishte shumë i njohur në këtë fushë dhe ishte një prej këshilltarëve kryesor të Papës. Ai tha: “Nënë Terezë, Papa më dërgoi tek ju. Çka mund të bëj për ju?

 -Shkelqësi kemi nevojë për një shenjt për të gërbulurit.

 Kardinali pyeti kush mund të ishte ai. Nëna Terezë u përgjigj: At. Damian de Veuster  dhe e pyeti kardinalin mos kishte dëgjuar për të?. “Po Nënë, kam dëgjuar, por është një problem i vogël, sepse ai ende nuk ka bërë ndonjë mrekulli dhe për kanonizim duhet një gjë e tillë”. Ndoshta ashtu është, tha Nëna Terezë, por “Shkrimi i Shenjtë thotë…..”ajo mbante në dore Ungjillin dhe hapi kapitullin 15 radha 13 në Ungjillin e Shën Gjonit dhe e lexoi në sytë e Kardinalit si të trembur:  “ Nuk ka dashuri më të madhe se të japësh jetën për të tjerët”. Këtë punë ka bere At Damiani. Sipas Ungjillit ky është i shenjtëruar, çka prisni tani?. Ajo parashtroi argumente të forta dhe priste “shpërblimin”. Megjithatë plani i saj nuk u realizua aq kollaj.

Nëna Terezë keni të drejtë, tha Kardinal Palazzini, por mund ta dini se ne kemi disa rregulla dhe tradita dhe mrekullitë janë të domosdoshme për shenjtërim. Për At Damianin nuk është vërtetuar akoma ndonjë mrekulli.

Nënë Tereza iu përgjigj shume e lumtur. Tani është një mundësi e madhe për ta ndryshuar këtë traditë! Ajo tha se Ungjilli është mbi ligjin kishtar, dhe nguli këmbë t’i jepet fund këtij diskutimi.

Kardinali buzëqeshi dhe e pyeti me shumë butësi dhe mençuri.

 Nëna Terezë, ju keni të drejtë, por ndoshta do të ishte më mirë sikur t’i luteshi  Zotit për këto mrekulli që ne të mos ndryshojmë ligjin dhe traditën tonë 400-vjeçare. Ky është i vetmi rast tregon Msrg Leo Maasburg që mund ta kem parë Nënën Terezë të shtangur dhe pa përgjigje. Pas një heshtjeje të shkurtër më në fund tha. “Atëherë të lutemi”. Për të mos e lënë Nënën Terezë në dyshime, dhe për t’i treguar punën për kanonizim, Kardinali e ftoi të shohë arkivat e Kongregacionit. Atje Nëna Terezë pa male dokumentesh që ishin grumbulluar për lumnimin e At. Damianit.  Cili vëllim është më i rëndësishmi për beatifikimin e tij? - pyeti Nëna Terezë për të tretën herë,duke parë qindra volume dokumentesh. Të gjithë anëtarët e personelit të kongregacioni u mblodhën kur dëgjuan se Nënë Tereza ishte aty. Kardinali foli gjerësisht për këtë procedure dhe Nënë Tereza e dëgjonte me vëmendje. Përsëri Nëna Terezë e pyeti:  Cili ishte vëllimi me i rëndësishëm për beatifikim? Kardinali kërkoi nga një anëtar i personelit të merrte një shkalle dhe të kërkonte atje lart në një raft një dosje të vjetër që e kishte mbuluar pluhuri për dekada të tëra. Kur e uli në tryeze u ngrit një pluhur i madh dhe kjo tregonte rëndësinë e këtij vëllimi.

Ky, tha Kardinali, është vëllimi më i rëndësishëm. Nëna Terezë hapi një valixhe të saj dhe nxori një Medalje të vogël të Mrekullisë. Duke ndërprerë shpjegimet e Kardinalit, në kemi bërë punën më të rëndësishme. Tani mund të shkojmë. Më në fund kush fitoi? Fitoi Zoti që ua beri të mundur këtë fitore. Mrekullia e lutjeve të Nënës Terezë u realizua pas një kohe të shkurtër. Kështu u riorganizua edhe procedura e beatifikimit, duke ulur numrin e mrekullive nga tre në një.

At Damian de Veuster, heroi i Molokait, i cili vdiq nga sëmundja e të gërbulurit pas 4 vjet vuajtjesh të mëdha, u beatifikua nga Papa Gjon Pali i Dytë  më 4 qershor 1995 në praninë e Nënës Terezë. Ajo u gëzua shumë që të gërbulurit kishin shenjtin e tyre dhe atij mund t’i luteshin me një besim të plotë gjatë vuajtjeve nga kjo sëmundje. Më 11 tetor të vitit 2009 Papa Benedikt i XVI e shenjtëroi misionarin belg At Damianin në Sheshin e Shen  Pjetrit në Romë .

Është lehte për ta kuptuar kërkesën e Nënës Terezë për kanonizimin e tij. Qysh në kohërat antike të gërbulurit ishin përjashtuar nga shoqëria, bile edhe nga të afërmit e tyre, sepse kishin frikë nga kjo sëmundje ngjitëse. Nëna Terezë dhe Shën Francesku kishin treguar dhimbje e kujdes për të gërbulurit më shumë se kushdo tjetër. Shumica e të gërbulurve jetojnë në Indi. Në vitin 1957 ajo mori në mbrojtje të gërbulurin e parë. Në të gërbulurit ajo pa  “fëmijët shumë të dashur të Zotit dhe “Mëshirën e Krishtit”. Nënë Tereza themeloi qendra të veçanta mjekësore  për shërimin e tyre. Limuzinën që ia dhuroi Papa Pali VI  gjate vizitës në Kalkutë ia dha një pasaniku për të ndihmuar të gërbulurit. Në vitin 1959 themeloi një qendër të madhe për të gërbulurit në një fshat të Kalkutës. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore Misioni Bamirës i Nënës Terezë i angazhonte në punë të ndryshme, bile shumë nga ata bënin fitime të mjaftueshme për jetesë. Këtij fshati  185 milje në periferi të Kalkutës i dha emrin Shanti Nagar që do të thotë Vend i Paqes.

 Ky kapitull ka rëndësi të veçantë kur është fjala për shenjtërimin e Nënës Terezë. Ajo nuk vdiq nga kjo sëmundja e tmerrshme siç kishte vdekur At Damiani , por punoi një gjysmë shekulli jo vetëm për të gërbulurit, por edhe për me të varfrit e të varfërve, në Indi dhe në të gjitha vendet e botës. Për Nënën Terezë është vërtetuar një mrekulli. Sipas ligjit kishtar të shenjtërimit pritet edhe një mrekulli për t’u shenjtëruar. At. Damiani është kanonizuar me një mrekulli pse mos të kanonizohet edhe NënaTerezë? Ka shumë mundësi që Papa Francesku e realizon këtë shenjtërim shumë të merituar.   

 (Autor është Gjeke Gjonlekaj, ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”, aktualisht botues dhe biznesmen në  New York)

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...