Tigri miqësohet me dhinë

31 Maj 2013 - 13:30      

Ky është tregimi mbi thyerjen e barrierave ndërmjet armiqve natyralë në mbretërinë e kafshëve. Një tigër i uritur ka dëshmuar se dashuria dhe miqësia për të janë më të rëndësishme se barku i mbushur.
Tigri i Bengalit i quajtur Bangaram ka shpëtuar që klysh, pasi mbeti jetim më 2009, kur iu zhduk e ëma. Ai u gjet në një zonë të pyjeve të Dabas dhe qysh atëherë ndodhet në një strehimore për kafshët e egra.

Një ditë, kur kishte ardhur koha e drekës, Bangarami tregoi se jo vetëm e kishte braktisur xhunglën, por edhe ligjet e xhunglës për të nuk vlenin më. 

Personeli kishte planifikuar që tigrin, sapo të bëhet i pavarur, t kthejë në natyrë, prandaj ia kishin kultivuar  instinktin e origjinës duke i lejuar të gjuante prenë, të cilën paraprakisht e kishin lëshuar në rezervat. Për atë ditë në meny kishte pasur dhi, por kjo drekë kishte pësuar kthesë të papritur. Në vend se ta hante, Bangarmi ishte miqësuar me të.

Ndonëse ishte i uritur, tigri kishte kaluar dy ditë duke luajtur me dhinë, pa dhënë asnjë shenjë armiqësie a agresiviteti.

Ky zhvillim i pazakonshëm kishte bërë që personeli të mëdyshje nëse duhej që tigri me prirje miqësore do të mund të mbijetonte në natyrë, prandaj për një kohë vendosi të shtyjë për një kohë kthimin e tij në xhungël. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...