MKRS dhe CHWB, model i bashkëpunimit

31 Maj 2013 - 13:28      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot sekretaren e përgjithshme, të sapoemëruar, të organizatës suedeze Cultural Heritage Without Borders, zonjën Annika Magnusson dhe sekretaren në largim Margareta Husen, si dhe drejtorin e CHWB-së për Kosovë, Sali Shoshi. Temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi i deritashëm mes MKRS-së dhe CHWB-së në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Prishtinë, 31 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot   sekretaren e përgjithshme, të sapoemëruar, të organizatës suedeze Cultural Heritage Without Borders, zonjën Annika Magnusson dhe sekretaren në largim Margareta Husen,  si dhe drejtorin e CHWB-së për Kosovë, Sali Shoshi. Temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi i deritashëm mes MKRS-së dhe CHWB-së në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Ministri Krasniqi ka përgëzuar sekretaren në largim për punën që ka bërë deri tash dhe për bashkëpunimin e ofruar. Ai ndërkaq ka përgëzuar zonjën Magnusson për detyrën që ka marrë duke i ofruar asaj  bashkëpunim të vazhdueshëm, me qëllim që në të ardhmen të ketë edhe më shumë nisma të përbashkëta. Ministri Krasniqi ka vlerësuar se bashkëpunimi mes CHWB-së dhe MKRS-së është një model i një pune të përbashkët dhe që ka shënuar rezultate të prekshme. Ai ka vlerësuar në veçanti Memorandumin që të dy këto institucione kanë nënshkruar javë më parë për intervenime emergjente në 50 monumente të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ministri shprehu përkushtimin e tij që ky memorandum të implementohet sa më mirë dhe që edhe në të ardhmen të ketë iniciativa të tilla.

Nga ana tjetër, drejtuesit e CHWB-së, kanë falënderuar ministrin për bashkëpunimin, si dhe kanë vlerësuar fokusin e veçantë që MKRS-ja i ka dhënë trashëgimisë kulturore. Sekretarja Annika Magnusson tha se synon që bashkëpunimi mes dy institucioneve të rritet dhe se CHWB-ja do të zgjerojë aktivitetet e veta në Kosovë, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...