Pa kuorum, as rezolutë, as ndryshim kushtetute për Luginën (Video)

31 Maj 2013 - 18:01      

(E plotësuar) – Pas shumë orë debati, Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar as për rezolutë për Luginën e Preshevës, por as për ndryshime të Kushtetutës, siç ka propozuar kryeministri Hashim Thaçi.

Prishtinë, 31 maj (E plotësuar) – Pas shumë orë debati, Kuvendi i Kosovës nuk ka votuar as për rezolutë për Luginën e Preshevës, por as për ndryshime të Kushtetutës, siç ka propozuar kryeministri Hashim Thaçi. Votimi nuk është bërë shkaku i mungesës së kuorumit, pra mungesës së më shumë se gjysmës së deputetëve të Kuvendit, andaj Jakup Krasniqi e ka shpallur të mbyllur seancën e sotme plenare të Kuvendit.

Në vend të Rezolutës për Luginën, ndryshimi i Kushtetutës
Prishtinë, 31 maj - 11:43
– Kuvendi i Kosovës do të ketë përpara propozimin e kryeministrit Hashim Thaçi, që përmes ndryshimeve në Kushtetutën e Kosovës të sigurohet mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë, ku ka shqiptarë.

Kryeministri Hashim Thaçi mbështeti kërkesën për Rezolutë, por shtoi se ajo s’do të ishte e mjaftueshme për një rol më funksional të Kosovë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve nga këto komuna. Ai propozoi që kjo çështje të rregullohet me Kushtetutën e Kosovës, në të cilën përmes amendamentimit të saj do të përligjej e drejta e Kosovës për t’u interesuar dhe mbrojtur shqiptarët në këtë krahinë nga diskriminimi dhe presionet e pushtetit në Beograd.  

Kuvendi me nismën e deputetit Lutfi Haziri dhe të mbështetësve të nevojshëm të spektrit politik të përfaqësuar në këtë institucion  të pushtetit legjislativ, po diskuton sot drejtat dhe liritë e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegje. Në mbledhje po marrin pjesë edhe përfaqësuesit politikë e të pushtetit të këtyre komunave.

Parashtruesi Haziri kërkoi nga Kuvendi të miratojë një rezolutë, me të cilën do të mbroheshin e të avancoheshin të drejtat e shqiptarëve në Luginë, t’u lehtësohej jeta dhe lëvizja e lirë e natyrshme e tyre nga Lugina në Kosovë dhe anasjelltas, t’u hiqeshin taksat që janë të detyruar t’i paguajnë kur kalojnë kufirin, t’u njihej dyshtetësia dhe të hapen zyra të tyre në kryeqytet dhe në Gjilan.

Ndërkohë diskutuesit kanë mbështetur qëllimin që Kosova të rrisë interesimin për shqiptarët.  Por, Liburn Aliu e quajti hipokrizi gjithë këtë debat, pas bisedimeve e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...