Përshëndetet miratimi i Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë

31 Maj 2013 - 09:46      

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës përshëndet miratimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, të cilin me shumicë votash e miratuan të enjten deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
MSh konsideron se miratimi edhe i këtij ligji do ta forcoj rrugën për reformën e filluar në sistemin shëndetësor të vendit.

 Prishtinë, 31 maj -  Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës përshëndet miratimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, të cilin me shumicë votash e miratuan të enjten deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

MSh konsideron se miratimi edhe i këtij ligji do ta forcoj rrugën për reformën e filluar në sistemin shëndetësor të vendit.

Me miratimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, me të cilin themelohen Oda e mjekëve; Oda e stomatologëve; Oda e farmacistëve dhe Oda e infermierëve, mamive dhe teknikëve tjerë shëndetësorë, do të forcohet roli vendimmarrës i profesionistëve shëndetësor brenda sistemit shëndetësor të vendit.

Ky ligj, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, do t'u mundësojë profesionistëve shëndetësor pavarësinë profesionale, sigurinë që ata të vetëqeverisen, do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në përgjithësi si dhe do të krijohen kushtet që profesionistët shëndetësor (mjekët, stomatologët, farmacistët, infermierët dhe mamitë, t'i kenë mundësitë për një organizim të ri që do të avancojë pozitën e tyre brenda sistemit, duke rritur mundësitë në fushën e zhvillimit profesional, promovimit dhe zhvillimit të vazhduar profesional, organizimin dhe pjesëmarrjen në përmirësimin dhe zbatimin e kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjen e interesave të pacientëve në ushtrimin e të drejtës së tyre për kujdesin shëndetësor, etj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...