Malaj në SHBA, ide për treg unik me Kosovën

30 Maj 2013 - 18:42      

Deputeti Arben Malaj zhvilloi dje në New York një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, me qendër në New York.

New York, 30 maj - Deputeti Arben Malaj zhvilloi dje në New York një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, me qendër në New York.  Përfaqësuesit e shoqatës diskutuan edhe për nevojën e një harmonizimi më të mirë të punës së qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës me faktorët politikë e shoqërorë lidhur me problemet konkrete dhe sfidat që kanë shqiptarët në Serbi, Maqedoni dhe në Mal të Zi, të drejtat që ata meritojnë sipas standardeve të vendeve evropiane, duke qartësuar se kontributi i shqiptarëve në çdo vend ballkanik është përherë pozitiv për paqen dhe prospertitetin e çdo vendi të rajonit tonë e rajonit në tërësi.

U shkëmbyen ide konkrete për përforcimin e mëtejshëm të integrimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si një hap që ndikon në krijimin e një tregu unik sipas konceptit “Dy shtete - Një ekonomi”.

Si raporton Balkanweb, në këtë këndvështrim, Malaj theksoi se përfaqësuesit e diasporës dhe veçanërisht komuniteti shqiptar në SHBA kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur, ku rritja e shkallës së angazhimit dhe përfaqësimit të tyre është më se i mirëpritur. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...