Në emër të sigurisë, Aeroporti i Prishtinës “rjep” udhëtarët

30 Maj 2013 - 18:22      

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është duke aplikuar tarifat më të larta në rajon për sigurinë në komunikacion, duke ia marrë çdo udhëtari nga 6 euro për fluturim nga Prishtina. Në emër të kësaj tarife të sigurimit Aeroporti i Prishtinës inkason miliona euro në vit.

Prishtinë, 30 maj - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është duke aplikuar tarifat më të larta në rajon për sigurinë në komunikacion, duke ia marrë çdo udhëtari nga 6 euro për fluturim nga Prishtina. Në emër të kësaj tarife të sigurimit Aeroporti i Prishtinës inkason miliona euro në vit.

Ky buxhet, siç raportojnë mediet në Prishtinë, shfrytëzohen për mbulimin e shpenzimeve tjera operative, gjë që është në kundërshtim me rregullat e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

Gazeta Zëri shkruan se në aeroportin e Beogradit një taksë e tillë është vetëm 3.3 euro, ndërsa në aeroportin e Tiranës 4 euro. 

Sipas dokumenteve ndërkombëtare, tarifa e sigurimit duhet të mblidhet për të mbuluar koston e shërbimit të sigurimit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shfrytëzohen për të mbuluar shpenzimet tjera.

Por, sipas të njëjtit burim, departamenti i sigurimit në aeroport viteve të fundit ka pasur shkurtim të buxhetit.

“Departamenti i sigurimit në Aeroport ka pasur shkurtim të buxhetit dhe sipas disa informatave i tërë buxheti për këtë departament nuk e kalon shifrën prej 250 mijë eurove, ndërsa vetëm në emër të kësaj takse kostoja e shërbimit është tejkaluar për 4.25 milionvë euro”, thuhet në raport.

Disa nga punëtorët e Aeroportit pohojnë se shpenzimet e sigurimit në Aeroport janë zvogëluar për rreth 50 për qind, ku ka pasur edhe largim nga puna të disa menaxherëve e ndërrim të vendeve të punës të disa punëtorëve.

ANP “Adem Jashari” është dhënë me koncesion konsorciumit turko-francez “Limak & Airports de Lyon”. Qeveria e Kosovës nënshkroi një kontratë për menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vjetët e ardhshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...