50 vjet luftë kundër duhanit

30 Maj 2013 - 14:26      

Lufta kundër duhanit filloi 50 vjet më parë. E para që i hapi luftë, më 8 qershor 1963, ishte shoqëria American Heart Association, me një raport të ashpër në të cilin evidentoheshin për herë të parë me qartësi efektet e cigareve për shëndetin dhe lançonte aksione sensibilizuese për opinionin publik.

Lufta kundër duhanit filloi 50 vjet më parë. E para që i hapi luftë, më 8 qershor 1963, ishte shoqëria American Heart Association, me një raport të ashpër në të cilin evidentoheshin për herë të parë me qartësi efektet e cigareve për shëndetin dhe lançonte aksione sensibilizuese për opinionin publik.

Një vit më vonë u aprovuan në Shtetet e Bashkuara ligjet e parra që parashikonin paralajmërime për rrezikun e produkteve me bazë duhani dhe kufizonin reklamimin e tyre.

Në vitet ’80 shumë shtete, me Kanadanë në krye, nisën zbatimin e një legjislacioni për kontrollin e duhanit. Më 28 shkurt 2005 hyri në fuqi një konventë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për luftën kundër duhanit dhe në të njëjtin vit shumë shtete vendosën ta ndalonin atë në lokalet e mbyllura publike e private.

Pavarësisht se që atëherë janë bërë shumë hapa përpara, duhani mbetet ende sot një “big killer”, siç kujton OBSH me rastin e ditës botërore kundër duhanit, më 31 maj.

Çdo vit nga duhani vdesin rreth 6 milionë persona dhe për të sensibilizuar njerëzit në disa shtete janë ndërmarrë anti-reklama, me qeveritë që kanë urdhëruar vendosjen e fotove të njerëzve të shpërfytyruar nga duhani në paketat e cigareve.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...