Shaip Surdulli kandidat i LDK-së për kryetar të Kamenicës

30 Maj 2013 - 08:44      

Kryetari aktual Shaip Surdulli propozohet edhe për një mandat në krye të komunës së Kamenicës. Kështu vendosi mbrëmë njëzëri Dega e LDK-së në mbledhjen e kryesisë së degës me kryetarë të nëndegëve.
Propozimin për kandidat për kryetar e bëri nënkryetari i Degës së LDK-së Nexhat Rexha, i cili bëri edhe arsyetimin, transmeton Qik-u. ”Dega e LDK-së në Kamenicë ka dhënë shembullin më të mirë në nivel të Kosovës. Tubimet e fund

Kamenicë 30 maj  – Kryetari aktual Shaip Surdulli propozohet edhe për një mandat në krye të komunës së Kamenicës. Kështu vendosi mbrëmë njëzëri Dega e LDK-së në mbledhjen e kryesisë së degës me kryetarë të nëndegëve.

Propozimin për kandidat për kryetar e bëri nënkryetari i Degës së LDK-së Nexhat Rexha, i cili bëri edhe arsyetimin, transmeton Qik-u. ”Dega e LDK-së në Kamenicë ka dhënë shembullin më të mirë në nivel të Kosovës. Tubimet e fundit të mbajtura në nëndegët e LDK-së tregojnë qartë se ne si Degë nuk kemi dilema dhe kryetar i komunës për mandatin e ardhëm padyshim që do të jetë kryetari Shaip Surdulli”, tha Rexha.

Në mbledhje morën pjesë nënkryetarja e LDK-së znj. Teuta Sahatçija dhe anëtari i kryesisë Arsim Janova të cilët përcollën procesin e nominimit të kandidatit për kryetar të Komunës për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Me këtë rast znj. Teuta Sahatçija tha se ”Kamenica është model i mirë se si punohet dhe besimi që po i jepni kryetarit Shaip Surdulli e dëshmon përkushtimin e tij për punë dhe besimi i juaj është garancë për fitore të reja. Neve si Kryesi e LDK-së na e keni lehtsuar punën dhe ktu sot po e shoh që kryetari Surdulli ka mbështetjen e fuqishme të strutkturave të LDK-së”.

Ndërsa Kryetari aktual i komunës Shaip Surdulli falenderoi gjithë kryesinë dhe kryetarët e nëndegëve për besimin e dhën që të jetë kandidat i LDK-së për kryetar Komune edhe për një mandat. “Besoj fuqishëm se LDK-ja së bashku me juve të fitojmë zgjedhjet lokale të këtij viti por edhe nacionale të vitit të ardhshëm sepse përditë e më shumë po shtohet përkrahja për LDK-në me ardhjet e reja në LDK”, u shpreh Surdulli.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...