Edhe tri fshatra me rrjet kanalizimi në komunën e Podujevës

24 Maj 2013 - 12:13      

Në tri fshatra të komunës së Podujevës kanë përfunduar projektet e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit.
Në kuadër të investimeve kapitale për rregullimin e infrastrukturës Komuna e Podujevës, siç transmeton Qik-u, janë duke u realizuar disa projekte të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal nëpër fshatra.

Podujevë, 24 maj   - Në tri fshatra të komunës së Podujevës kanë përfunduar projektet e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit.

Në kuadër të investimeve kapitale për rregullimin e infrastrukturës Komuna e Podujevës, siç transmeton Qik-u, janë duke u realizuar disa projekte të ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal nëpër fshatra.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Faik Muçiqi thotë se tashmë kanë përfunduar punët në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Gërdofc, Mirofc dhe në lagjen Selimaj të fshatit Dobërdol.

“Në këto tri fshatra janë ndërtuar rreth 5,5 kilometra rrjet të kanalizimit fekal. Falë motit të mirë por edhe seriozitetit në punë të kompanive punëkryerëse të tri projektet janë realizuar sipas dinamikës se paraparë”, tha Muçiqi.

Këto tri projekte janë investuar nga buxheti i Komunës, kurse punimet janë kryer nga kompanitë “Bini”, Keni” dhe “Gjashtë vëllezërit Babatina”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...