Më 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni

24 Maj 2013 - 11:36      

vogëlimi i natalitetit paraqet element shqetësues në Republikën e Maqedonisë. Megjithatë kjo dukuri, sipas njohësve të mirë të kësaj çështje, ka qenë më se e pritur. Akademik Abdylmenaf Bexheti, shpjegon këtë dukuri duke u bazuar në një studim shumë relevant të Universitetit të Sorbonës në Francë, sipas të cilit në vitin 2020 popullata shqiptare do të barazohet me atë maqedonase, ndërsaa në vitin 2025 popullata shqiptare do ta tejkaloj popullatën maqedonase.

Shkup, 24 maj   - Zvogëlimi i natalitetit paraqet element shqetësues në Republikën e Maqedonisë. Megjithatë kjo dukuri, sipas njohësve të mirë të kësaj çështje, ka qenë më se e pritur. Akademik Abdylmenaf Bexheti, shpjegon këtë dukuri duke u bazuar në një studim shumë relevant të Universitetit të Sorbonës në Francë, sipas të cilit në vitin 2020 popullata shqiptare do të barazohet me atë maqedonase, ndërsaa në vitin 2025 popullata shqiptare do ta tejkaloj popullatën maqedonase.

“Këtë fenomen e trajtojmë më shumë në analizat socio-ekonomike dhe është një fenomen që ka qen i pritur i projektuar që para 15 vitesh. Do ti referohem një studimi që ka bërë me begraund maqedonas një studiues nga universiteti i Sorbonës në Francë që në vitin 98, doktor Ivan Savev i cili parasheh dhe bën projeksionet dhe prognozën 20 vitet e ardhshme dhe 25 vitet e ardhshme, do të thotë 2020-2025, si do të zhvillohen marrëdhëniet demografike në vetë Maqedoninë, shtimi natyror i popullsisë dhe kështu me radhë. Dhe ai atje vjen në një konstatim, në një scenario të ashtuquajtur ‘pesimistike për ata dhe optimistike për ne’ është se viti 2020, pothuaj popullsia shqiptare do të barazohet me popullsinë maqedonase, kurse në vitin 2025, në fakt popullsia shqiptare do të tejkaloj popullsinë maqedonase në përpjesëtim relativ kuptohet”, tha Abdylmenaf Bexheti, Akademik, transmeton Alsat M.

Sipas statistikave të ndryshme, ulje të natalitetit vërehet tek të dy bashkësitë më të mëdha etnike ajo maqedonase dhe shqiptare, por kjo nuk cenon raportin mes tyre në aspekt numerik. Bexheti thekson se edhe përkundër uljes së natalitetit e cila më së shumti vërehet tek popullata shqiptare, kjo është pozitive nëse krahasohet me uljen e natalitetit tek popullata maqedonase.

“Rritja natyrore e popullsisë sipas regjistrimit të vitit 2002 pra para 11 vitesh tek shqiptarët ka qenë diku 18 promil, kurse te maqedonasit ka qenë 9-10 promil, pra kur sot tek ne ajo është 9-10, tek ne dhe te ata është 4-5 flet se intensiteti i rramjes te ne është shumë më i madh. Mirëpo në aspekt relativ, pra ky përpjesëtim akoma nuk e cenon marrëdhënien relative midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni, përkundrazi e sforcon atë, sepse po tu referohemi numrave, pra niveli i natalitetit te ata është shumë më i vogël se sa tek, ne pra duhet ti krahasojmë se çfarë janë trendet, çfarë janë tendencat, intensiteti i tyre dhe gjendjet aktuale. Prandaj unë nuk shoh që rrezikohet realisht marrëdhënia numerike e popullatës shqiptare dhe maqedonase në raport”, deklaroi akademik Abdylmenaf Bexheti.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...