Mbikalimi te Shkolla e Mesme e Mjekësisë inaugurohet në qershor

19 Maj 2013 - 15:58      

Mbikalimi i cili është duke u ndërtuar në hyrje të Prishtinës, te Shkolla e Mesme e Mjekësisë Ali Sokoli pritet të inaugurohet në javën e parë të qershorit. Mbikalimi do ta lehtësoj qarkullimin në atë pjesë si dhe do t’u ofrojë siguri qytetarëve, e në veçanti nxënësve, thonë zyrtarë të komunës së Prishtinës.

Prishtinë, 19 maj - Mbikalimi i cili është duke u ndërtuar në hyrje të Prishtinës, te Shkolla e Mesme e Mjekësisë Ali Sokoli pritet të inaugurohet në javën e parë të qershorit. Mbikalimi do ta lehtësoj qarkullimin në atë pjesë si dhe do t’u ofrojë siguri qytetarëve, e në veçanti nxënësve, thonë zyrtarë të komunës së Prishtinës. 

Nxënësit e shkollës së mesme “Ali Sokoli” dhe banorët e lagjeve “Ulpiana” dhe “Spitali”, nuk do të kenë më problem kalimin e rrugës, pasi që atyre shumë shpejt do t’ iu lejohet qarkullimi përmes mbikalimit i cili është në përfundim e sipër afër shkollës. Përveç nxënësve të kësaj shkolle, këtë mbikalim do ta shfrytëzojnë edhe qytetarët e tjerë. Ata thonë se është dashur më herët të bëhet një gjë e tillë, transmeton radio Kosova.

E zyrtarët komunalë thonë se punët tashmë kanë përfunduar. Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj thotë se pritet të bëhet pranimi teknik dhe në qershor do të bëhet funksionalizimi i tij. Sipas Osajt, ky mbikalim do të ofrojë siguri për qytetarët dhe nxënësit në këtë aks rrugorë mjaft të frekuentuar.

Ky mbikalim Komunës së Prishtinës i ka kushtuar rreth 180 mijë euro.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...