Universiteti i Gjilanit fillon punën më 1 tetor të këtij viti

19 Maj 2013 - 13:21      

Universiteti i Gjilanit do të nisë punën më 1 tetor të viti akademik 2013-2014. Pas marrjes së vendimit për themelimin e Universitetit të Gjilanit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Arsimit është duke punuar intensivisht që ky universitet të fillojë punën me kohë.

Prishtinë, 19 maj - Universiteti i Gjilanit do të nisë punën më 1 tetor të viti akademik 2013-2014. Pas marrjes së vendimit për themelimin e Universitetit të Gjilanit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Arsimit është duke punuar intensivisht që ky universitet të fillojë punën me kohë. 

Zyrtarë të ministrisë bëjnë të ditur se ka kuadro të mjaftueshëm për të filluar viti i ri akademik.

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Arsimit, Naser Mrasori, thotë për Radio Kosovën se kjo ministri ka bërë të gjithë hapat e nevojshëm për themelimin e Universitetit të Gjilanit dhe të gjitha përgatitjet e mundshme për fillimin e vitit të ri akademik. Ai theksoi se tashmë është duke u themeluar edhe bordi drejtues i këtij universiteti. Themelimin e këtij universiteti e bën më të lehtë tradita akademike që tashmë ka ky qytet, thotë ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...