Rama prezantohet në Vlorë

18 Maj 2013 - 22:25      

Nga pallati i sportit “Flamurtari” Edi Rama u prezantua si kandidat për deputet në qytetin e Vlorës, duke udhëhequr listën për këtë qark.Kryesocialisti Rama ka komentuar kandidimin e tij në qytetin e Vlorës, me faktin se Vlora është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.

Vlorë, 18 maj - Nga pallati i sportit “Flamurtari” Edi Rama u prezantua si kandidat për deputet në qytetin e Vlorës, duke udhëhequr listën për këtë qark.Kryesocialisti Rama ka komentuar kandidimin e tij në qytetin e Vlorës, me faktin se Vlora është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.

Hapja e fushatës së Partisë Socialiste në Vlorë ishte konceptuar ndryshe nga rrethet e tjera. Fillimisht nga një fjalim të shkurtër mbajtën me radhë kandidatët e PS-së për deputetë në këtë qark, më pas për të pranishmit në pallatin e sportit “Flamurtari” u transmetua në projektor një dokumentar i shkurtër kushtuar kreut të PS-së Edi Rama.

Në përfundim të dokumentarit, fjalën e mori Rama. Ai u ndal tek lidhja e tij e veçantë me Vlorën, siç tha  që në fëmijërinë e hershme, ndërsa më pas u ndal tek situata aktuale në këtë qark. Rama tha se në 8 vitet e qeverisjes së Sali Berishës, qyteti i Vlorës ka marrë më pak fonde edhe se Kamza, ndërsa ironizoi me moratoriumin e skafeve teksa deklaroi se “për 8 vite PD i vuri çelësin detit”, transmeton TCH.

Kryetari i degës së PS-së në Vlorë, Edmond Leka thotë se në Vlorë është pritur me entuziazëm kandidimi i Ramës në këtë qark. "Ne kemi funksionuar në çdo fushatë elektorale me 13 deri 15 qendra elektorale. Sot që po flasim në Vlorë janë ndërtuar 45 qendra elektorale. Ka shumë njerëz që vënë në dispozicion ambientet e tyre për të pritur fitoren e 23 qershorit, sepse e kanë besimin për këtë fitore dhe entuziazmi është shumë i madh", thotë Leka.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...