BERZH: Ekonomia do të bjerë

15 Maj 2013 - 17:20      

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka korrigjuar në ulje parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Tiranë, 15 maj - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka korrigjuar në ulje parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë.  Në raportin e publikuar për ekonomitë e rajonit, BERZH vlerëson se rritja ekonomike do të zbresë këtë vit në 1.5 për qind nga 1.9  që kishte parashikuar në tre muaj më parë.  Në dokument shkruhet se ekonomia shqiptare u ngadalësua ndjeshëm vitin e kaluar, kur rritja e prodhimit ra në 1.6 për qind, ndonëse theksohet se sërish kjo shifër është më e larta në rajon përjashtuar Kosovën. Sipas BERZH-it, ngadalësimi i fortë i rritjes së prodhimit vjen në një kohë kur Qeveria dhe Banka e Shqipërisë nuk kanë më hapësira për të stimuluar ekonominë, për shkak të borxhit të lartë dhe zbritjes në minimumin historik të normave të interesit.  Nga ana tjetër, Banka vëren se sektori bankar në Shqipëri përballet me një nivel të lartë të kredive të këqija dhe mbetet i ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme. Raporti i detajuar i BERZH nënvizon se gjithë rajoni i Evropës Juglindore po përballet me vështirësi të thella ekonomike për shkak të krizës së Eurozonës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...