Dëshmia e sotshme në rastin “Kleçka” pa publik

14 Maj 2013 - 12:03      

Ka vazhduar sot rigjykimi ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e njohur si “Kleçka”. Në seancën e sotme publiku bashkë me gazetarët është përjashtuar nga seanca me kërkesë të dëshmitares, e cila ishte me identitet të mbrojtur. Dëshmitarja e prokurorisë, e koduar me shkronjën “Y”, ka thënë se nuk e ka problem që të bëhet publik identiteti i saj, por do ta kishte më të lehtë ta jepte dëshminë pa praninë e publikut. Kjo kërkesë e saj është përkrahur edhe nga prokurori i Mauricio Salustro dhe avokatët mbrojtës, raporton KTV.

Prishtinë, 14 maj - Ka vazhduar sot rigjykimi ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e njohur si “Kleçka”. Në seancën e sotme publiku bashkë me gazetarët është përjashtuar nga seanca me kërkesë të dëshmitares, e cila ishte me identitet të mbrojtur. 

Dëshmitarja e  prokurorisë, e koduar me shkronjën “Y”, ka thënë se nuk e ka problem që të bëhet publik identiteti i saj, por do ta kishte më të lehtë ta jepte dëshminë pa praninë e publikut. Kjo kërkesë e saj është përkrahur edhe nga prokurori i Mauricio Salustro dhe avokatët mbrojtës, raporton KTV.

“Ajo nuk është dëshmitare anonime, por e mbrojtur, e cila po kërkon masa shtesë mbrojtëse që i lejohet edhe zyrtarisht”, ka thënë prokurori Salustro. Ndërsa avokatët mbrojtës pas konsultimit kanë dalë me një qëndrim të përbashkët. “Për hir të së vërtetës dhe për të respektuar kërkesën e dëshmitares “Y” pa dashur të ofendojë publikun, por me të vetmin qëllim që të zbardhet e vërteta, mendojmë se dëshmitarja duhet të vijë këtu, para trupit gjykues, dhe të japë dëshminë e saj” ka thënë Florim Vertopi, avokat i Naser Shalës.

Fillimisht kryetari i trupit gjykues kishte propozuar që dëshmia e saj të merret me videolink, por pas pajtimit të prokurorit dhe mbrojtjes ka vendosur që ajo të dëshmojë në sallë pa praninë e publikut.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...