Hapet pikëkalimi Shishtavec midis Kosovës e Shqipërisë

10 Maj 2013 - 15:34      

Në Shishtavec të Kukësit u hap pika e parë kufitare që do të lidhë komunat më të thella të Republikës së Shqipërisë me komunën e Dragashit të Kosovës. Kjo pikë kufitare u inaugurua nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi dhe Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Flamur Noka.
Hapja e kësaj pike ka gëzuar më së shumti banorët e fshatrave Shishtavec dhe Novosejë të cilët deri më tani i kanë mbajtur gjallë lidhjet farefisnore në kushte të vështira. Së shpejti do të hapen edhe dy pika të tjera të reja, ajo në mes të Orqushkës

 Kukës, 10 maj - Në Shishtavec të Kukësit u hap pika e parë kufitare që do të lidhë komunat më të thella të Republikës së Shqipërisë me komunën e Dragashit të Kosovës. Kjo pikë kufitare u inaugurua nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi dhe Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Flamur Noka.

Hapja e kësaj pike ka gëzuar më së shumti banorët e fshatrave Shishtavec dhe Novosejë të cilët deri më tani i kanë mbajtur gjallë lidhjet farefisnore në kushte të vështira. Së shpejti do të hapen edhe dy pika të tjera të reja, ajo në mes të Orqushkës e Orgjostit, si dhe Glloboçicës dhe Borjes.

Tek vështrojnë se si gëzohet rinia në këtë ditë pranvere në kodrën e Shishtavecit të Shqipërisë, pleqtë Ramadan Sokoli dhe Behlul Noka, shprehen të entuziazmuar për një ëndërr që kishin patur që moti, të kenë një pikë lidhje me vëllezërit e të njëjtit komunitet që jetonin në Kosovë.

E kjo ëndërr e këtyre banorëve, sot u bë realitet. Dy ministrat e punëve të brendshme, Bajram Rexhepi i Republikës së Kosovës, dhe Flamur Noka i Republikës së Shqipërisë, inauguruan sot këtë pikë të përbashkët kufitare, që do të lehtësojë akoma më shumë marrëdhëniet farefisnore të kësaj pjese të Shqipërisë me komunën e Dragashit. “Pos kësaj bashkëpunimi ndërmjet dy policive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, do të rrisë edhe më shumë efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar”, thanë dy ministrat.

Krerët e dy komunave, përkatësisht të Dragashit dhe Shishtavecit, Salim Jonuzi dhe Dileman Nela, premtuan se edhe infrastruktura do të përmirësohet së shpejti.

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për hapjen e tri pikave të përbashkëta të kalimit të kufirit në këtë zonë, u bë një muaj më parë në Tiranë, ndërsa kjo është pika e parë që, do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...