Shoqatë për luftimin e evazionit fiskal nga shitja e duhanit

7 Maj 2013 - 15:20      

Katër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të duhanit, të cilat operojnë edhe në Kosovë, kanë ndërmarrë një sipërmarrje të përbashkët për të luftuar trafikun e paligjshëm të mallrave të konsumit me akcizë.
British American Tabacco, Imperial Tobacco Group, Japan Tobacco International and Philip Morris International prezantuan sot themelimin e Shoqatës për kodifikimin dhe gjurmimin digjital (DCTA), e krijuar për të promo

Prishtinë, 7 maj   - Katër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të duhanit, të cilat operojnë edhe në Kosovë, kanë ndërmarrë një sipërmarrje të përbashkët për të luftuar trafikun e paligjshëm të mallrave të konsumit me akcizë.

British American Tabacco, Imperial Tobacco Group, Japan Tobacco International and Philip Morris International prezantuan sot themelimin e Shoqatës për kodifikimin dhe gjurmimin digjital (DCTA), e krijuar për të promovuar standardet ndërkombëtare dhe teknologjitë digjitale, duke ndihmuar kështu qeveritë për të luftuar kontrabandën, falsifikimin dhe evazionin fiskal.

DCTA bazohet në ekspertizën e përbashkët të industrisë sa i përket krijimit të sigurisë në zinxhirët furnizues dhe zhvillimin e teknologjive të sofistikuara për të ndihmuar dallimin e produkteve origjinale nga ato të falsifikuara, theksohet në një komunikatë.

Eliminimi i tregtisë së paligjshme të cigareve dhe të alkoolit kërkon një bashkëpunim ndërkombëtar dhe mjete më “inteligjente” që i vijnë në ndihmë punonjësve kufitarë, të doganave dhe të tatimeve që të identifikojnë kriminelët që e kryejnë tregtinë e paligjshme. DCTA ofron një zgjidhje të provuar, të sigurtë dhe me kosto efektive, bazuar në teknologjinë e Kodifikimit , e krijuar për këtë qëllim.

Kodifikimi na afron në epokën digjitale, duke ofruar qasje të shpejtë dhe të lehtë përmes një telefoni celular tek çdo lloj informacioni që është i nevojshëm për qeveritë për të mbrojtur të ardhurat tatimore, për të verifikuar legjitimitetin e dërgesave dhe për të përmbushur kërkesat normative ndërkombëtare, duke përfshirë Protokollin e Organizatës Botërore të Shëndetit për të eliminuar tregtinë e paligjshme të duhanit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...