Dega (paralele) e LDK-së në Gjakovë përgatitet për zgjedhjet lokale

7 Maj 2013 - 13:27      

Dega e LDK-se në Gjakovë, që drejtohet nga Fetah Bakija dhe nuk pranohet nga Kryesia Qendrore e kësaj partie në Prishtinë, përmes një komunikate për medie njofton për aktivitete të zhvilluara në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, që do të mbahen gjatë vjeshtës që vjen. Sipas njoftimit, më 6 maj është mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve dhe me aktivistë të LDK-së.

Gjakovë, 7 maj -  Dega e LDK-se në Gjakovë, që drejtohet nga Fetah Bakija dhe nuk pranohet nga Kryesia Qendrore e kësaj partie në Prishtinë, përmes një komunikate për medie njofton për aktivitete të zhvilluara në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, që do të mbahen gjatë vjeshtës që vjen. Sipas njoftimit,  më  6 maj është mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve dhe me aktivistë të LDK-së.

Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale dhe përgatitjet rreth organizimit të këtij subjekti për zgjedhjet lokale. Dega e LDK-se doli me konstatimin se në zgjedhjet e ardhshme komunale do të dalë me kandidatë të dëshmuar politikisht, profesionalisht dhe kombëtarisht.

Gjithashtu, sipas njoftimit, Dega e LDK-së në Gjakovë është duke shqyrtuar dhe analizuar me kujdes edhe kërkesat dhe ofertat rreth mundësive të koalicioneve partiake për zgjedhjet e ardhshme komunale dhe për kryetar të komunës.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...