Kozma Dushi braktis LSI-në, falënderon PD-në

1 Maj 2013 - 11:46      

Në përurimin e zyrave të komunës Lumas në Berat, ku mori pjesë kryeministri Sali Berisha, ishte edhe këngëtari i njohur, Kozma Dushi.
Pasi këndoi për kreun e qeverisë, ai deklaroi për gazetën “Panorama” se i është mirënjohës Partisë Demokratike që i dha titullin “Mjeshtër i madh i punës”. Kozma Dushi, i cili katër vjet më parë ishte një nga përkrahësit e LSI-së, u shpreh se kjo parti e mbajti vetëm një muaj në punë dhe e hoqi të nesërmen e 30 ditëve.

Berat, 1 prill - Në përurimin e zyrave të komunës Lumas në Berat, ku mori pjesë kryeministri Sali Berisha, ishte edhe këngëtari i njohur, Kozma Dushi.

Pasi këndoi për kreun e qeverisë, ai deklaroi për gazetën “Panorama” se i është mirënjohës Partisë Demokratike që i dha titullin “Mjeshtër i madh i punës”. Kozma Dushi, i cili katër vjet më parë ishte një nga përkrahësit e LSI-së, u shpreh se kjo parti e mbajti vetëm një muaj në punë dhe e hoqi të nesërmen e 30 ditëve.

-Ju keni qenë sot në takimin e Kryeministrit Berisha në Lumas të Beratit. Përse i jeni bashkuar PD-së, ndërkohë që ju deri tani keni qenë mbështetës i LSI-së?

Kozma Dushi: Patjetër që do shkoja, pasi njeriu duhet të jetë mirënjohës. Unë mora titullin “Mjeshtër i madh i punës”. Kam kënduar një jetë të tërë në skenë dhe asnjëri s’ma ka dhënë. Është tjetër gjë që e meritoja, por ama u vlerësova, dhe unë mendoj se njeriu duhet të jetë mirënjohës në jetë.

-Kush jua ka akorduar titullin?

Kozma Dushi: Nesër do të zhvillohet ceremonia ku do të marrë pjesë edhe Presidenti, në Pallatin e Kulturës. Do të jenë gjithashtu edhe miqtë dhe kolegët e mi. Titullin ma ka dhënë Ministria e Kulturës, siç janë rregullat dhe ligjet. U mblodhën personalitetet e vendit, kanë dërguar propozimin te Ministria e Kulturës, dhe kjo e fundit te Presidenti.

-Me daljen tuaj në krah të Kryeministrit, jeni larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim?

Kozma Dushi: Po çfarë LSI-je? Unë LSI-në kam shekuj që e kam lënë. Lëvizja Socialiste për Integrim mua më futi një muaj në punë dhe më hoqi të nesërmen. Ç’punë kam unë me ata?

-Sot keni qenë i ftuar nga deputeti, apo jeni dërguar nga Ministria?

Kozma Dushi: Jo, jo. Sot kam qenë me mikun tim, deputetin e zonës. Lefterin e kam shumë mik, jo sot, por kam 10-15 vjet.

-Për aktivitetin sot jeni paguar, apo e keni bërë si përkrahës i PD-së?

Kozma Dushi: Çfarë rëndësie ka? Nuk ka nevojë pagesa. Nuk është leku gjithçka, kartë është ajo. Unë e kam mik Lefterin dhe vajta për shoqëri.

-Më 23 qershor do të votosh për Partinë Demokratike?

Kozma Dushi: Nuk bëhet fjalë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...