Ministria e Diasporës e hidhëruar në RTK

20 Prill 2013 - 09:29      

Ministria e Diasporës përmes një letre publik dërguar medieve ka shfaqur pakënaqësi për atë që ajo e ka quajtur bojkot të Radio Televizionit të Kosovës ndaj Konferencës me mjekë nga Diaspora, filluar më 19 prill 2013 në Prishtinë, nën organizimin e Ministrisë së Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Fakultetin e Mjekësisë të UP, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe me Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës, në të cilën morën pjesë 126 mjekë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës dhe rreth 80 mjekë e zyrtarë shëndetësorë nga Republika e Kosovës.

Prishtinë, 20 prill – Ministria e Diasporës përmes një letre publik dërguar medieve ka  shfaqur pakënaqësi për atë që ajo e ka quajtur bojkot të Radio Televizionit të Kosovës  ndaj Konferencës me mjekë nga Diaspora, filluar më 19 prill 2013 në Prishtinë, nën organizimin e Ministrisë së Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Fakultetin e Mjekësisë të UP, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe me Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës, në të cilën morën pjesë 126 mjekë shqiptarë nga vende të ndryshme të botës dhe rreth 80 mjekë e zyrtarë shëndetësorë nga Republika e Kosovës.

“Radiotelevizioni i Kosovës si transmetues publik nuk e ka parë të udhës që këtij aktiviteti, të parin e këtij lloji në Kosovë, në të cilin ishin bërë bashkë mbi 200 ekspertë e profesionistë të lëmenjve  të ndryshme nga Kosova e Diaspora, për të debatuar për mundësitë e angazhimit të këtij potenciali në të mirë të popullit dhe të shëndetësisë së Kosovës, t’ia kushtoj as edhe një sekondë kohë në emisionet e saja informative.

Nga kjo jemi të prirur të besojmë që ka individë apo grupe individësh në RTK ose po e pengojnë aktivitetet dhe suksesi i Ministrisë së Diasporës ose kaq është vlerësimi i tyre për mërgatën. Në asnjë mënyrë nuk duam të besojmë se kjo mund të jetë politikë e RTK-së”, thuhet në letër  dhe shtohet se “

RTK edhe kësaj here dëshmoi se është në funskion të politikës ditore partiake, ngase në të njëjtën ditë, më shumë e ka vlerësuar për ta paraqitur në Ditarin Qendror lajmin për aktivitetin lokal të një partie politike se sa konferencën, në të cilën kanë marrë pjesë mjekë shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e botës, aktivitet në të cilin ka prezantuar edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...